Trump shpall Blinken “non grata”: Djalë i keq, i hiqet çdo e drejtë që ai ka

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar që një grupi të ri zyrtarësh të zgjedhur që përdorën zyrat e tyre per sulm te paligjshem duke vene shtetin kundër tij, si oponent politik, t’i hiqen lejet e sigurisë.
Disa ditë pasi u revokua leja e sigurisë e ish-presidentit Joe Biden, Trump urdhëroi revokimin e lejes së ish-Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, duke përmendur rolin e tij në orkestrimin e letrës “Dirty 51”.
Letra famëkeqe, e nënshkruar nga 51 zyrtarë të inteligjencës, duke pretenduar se historia e laptopit të Hunter Biden përmban “të gjitha pikat klasike të një operacioni informacioni rus, u shfaq për herë të parë në Politico, një media që ka marrë vemendjen e mediave javët e fundit për parate qe ka marre nga burimet financiare te shtetit nepermjet USAID si nje arme politike kunder kundershtareve politike te Administrates se demokrateve.
Blinken, së bashku me 51 zyrtarët e inteligjencës, do t’i hiqen lejet e sigurisë, tha Trump për New York Post në një intervistë ekskluzive.
“Djalë i keq. Do i hiqen lejet e sigurise atij,” tha Trump për Blinken. “Është për t’u hequr çdo të drejtë që ai ka (revokimi i certifikatave të sigurisë) duke përfshirë atë që nuk mund të hyjë në ndërtesat federale.”
Dmth jo vetëm i kanë hequr çdo përfitim si ish sekretar shteti se ka gënjyer popullin amerikan për laptopin e Hunter Biden, por është non grata për çdo zyrë federale të shtetit amerikan.

About Krye Redaktor

Check Also

Protesta tjetër do caktohet shumë shpejt, kryengritja jonë paqësore nuk njeh të zmbrapsur!

Pyetje: Si do të vijojë protesta juaj? Sali Berisha: Patjetër, shumë shpejt. Do të caktohet …