Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë publike të tjera të dhëna, lidhur me bashkëjetesën e padeklaruar të çiftit Marsida Xhaferllari, gjyqtare e Kushtetueses dhe deputetit Enkelejd Alibeaj.
Kalaja në një prononcim për media nga SPAK tha se, bashkëjetesa e padeklaruar e çiftit Xhaferllari-Alibeaj është një rast i ngjashëm me dy anëtarët e KPA-së që u shkarkuan dhe u dënuan nga GJKKO.
“S’kemi asnjë kundërshtim lidhur me bashkëjetesën e Xhaferllait-Alibeaj, së pari këta s’e kanë deklaruar bashkëjetesën. Dy anëtarë të KPA-së, për shkaqe të mosdeklarimit të arsyeve të ndryshme, jo vetëm u shkarkuan, por u dënuan nga GJKKO. Ne kemi përcjellë të gjitha vendimet e GJK, ku Xhaferllari jo vetëm që s’ka dhënë dorëheqjen, por në dokumentin që ka kërkuar dorëheqjen për Berishën e Malltezin, ka thënë që unë s’kam ndikim të ushtrimit të paligjshëm në vendimmarrjet e mia”, tha Kalaja.