Chris LaCivita në selinë e PD, përshëndet me dy gishtat lart

Kryearkitekti i triumfit të Trump, Chris LaCivita pasi u prezantua në një konferencë për shtyp nga Berisha si drejtues i fushatës së PD, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

LaCivita u filmua nga kamerat duke përshëndetur gazetarët me dy gishtat lart.

LaCivita do takohet me liderin e opozitës, Sali Berisha.

Prezantimi si drejtuesi i fushatës së PD ka bërë shumë bujë në opinionin publik, pasi LaCivita drejtoi një nga fushatat më të vështira, por edhe më spektakolare në historinë politike.

Më herët, LaCivita tha se, Berisha do të fitojë zgjedhjet, duke theksuar se ai është një mik i vërtetë prej shumë kohësh i SHBA dhe Donald Trump.

About Redaksia

Check Also

Mediat e huaja jehonë protestës në Tiranë: Studentët kërkojnë rrëzimin e sistemit!

Protesta e studentëve në Tiranë, e zhvilluar pasditen e kësaj të marte para Ministrisë së …