Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar detaje të reja, në takimin me parlamentarët gjermanë në selinë blu pak ditë më parë.
Duke folur para anëtarëve të Kryesisë së PD, Berisha tha se u pyet nga gjermanët mbi fondet amerikane të dhëna për drejtësinë e reformuar tashmë, duke shtuar se i informoi delegatët gjermanë, mbi gjëra të paimagjinueshme që ndodhin në vendin tonë dhe kontrollin e SPAK nga Rama.
“Do ju shpreh një mendim. Një nga vështirësitë tona më të mëdha qëndron në faktin se zhvillimet e këtushme anë të pabesueshme dhe unë këtë e kam konstatuar në shumicën e bisedave me miqtë e të huaj.
Dhe tani do të ju them takimin e fundit.
Para 3 ditësh këtu kishim një delegacion prej 19 personalitetesh të Saksonisë në Gjermani. Miqve gjerman që në fillim u thashë se, ju do të dëgjoni një realitet as nuk do të mund ta imagjinoni dhe ndoshta as nuk e keni dëgjuar dhe e keni vështirë ta besoni, por unë ama jam i detyruar të ua them për të mos përshkruani një realitet që nuk ekziston. Ju gjykojeni vetë, çdo problem ju mund të kërkoi sqarime.
Çfarë ndodhi? Kryetari i tyre në mënyrë të përsëritur thoshte; e tmerrshme. Sepse ato që thoja ishin aq të argumentuara sa nuk kishte nevojë për prova, por ai në prani të të gjithëve, thoshte e tmerrshme. Erdhi në fund e më tha; e tmerrshme.
Mes tyre një parlamentar, avokat i njohur më pyetur mua; si janë raportet e prokurorisë me gjykatën. Po i thashë, se si e kontrollojnë, ky prokurori special ka të drejtë të regjistrojë gjykatësit, dhe çfarë bën ky, ligji i thotë se nuk do merresh me problemet intime në telefonata, por ky merret me ato dhe i mban peng.
Pse tha, ky i kontrollon gjykatësit. Dhe kur ne e shtrojmë thotë se, e kanë pranuar vetë gjykatësit. Po ai mund të pranojë të vrasë veten, por nuk lejohet.
Pyetja e dytë; po ata kush i gjykon. Nuk ka gjykim për ta, nuk ka hetim. A ju kujtohet atij afërmendshit që thoshte; ne kemi kontroll shumë të rreptë dhe aludonte se kishte kontroll nga OPDATI, etj. A ju kujtohet dëshmia e tij në KLP, ne kemi kontroll shumë të rreptë, kontroll qiellor, kontroll me individë që shpërdorojnë taksa të qytetarëve të vet.
3 trilionë dollarë.
Po tani që ikën ata, se presidenti u ka prerë ndihmat, kush i kontrollon ata? Askush nuk i kontrollon, i kontrollon Rama.
Dhe në fund kryetari i delegacionit erdhi në fund e më tha; z. Berisha kjo që dëgjova unë është e tmerrshme.
Po ju them ju, se këtë me çdo njeri që kam diskutuar të huaj, se ndodhin gjëra të pabesueshme”, u shpreh Berisha.