Blinken do përballet me drejtësinë, deklarata

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar përballjen me drejtësinë të ish-sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Në konferencën me gazetarët në selinë e PD, Berisha tha se pas shpalljes ‘non grata’ të Blinken në vendin e tij dhe ndalimin e hyrjes në zyrat federale, Dumani bëri siglimin te Veliaj.

“Këta ndryshojnë…

Sigurisht ka ndryshim shumë të madh. Njëri bëri ligjin, zbatoi ligjin, tjetri fshehu krimin.

Ata fshehën krimin që të dy.

Ai ishte siglim, lëre atë punë.

Iku Blinkeni. E morët vesh ju apo jo pse u siglua?

Iku Blinkeni, do përballet me drejtësinë.

Ka shkelur çdo lloj ligji dhe kodi.

Dhe Dumani përpiqet tani të…

Po pse nuk e bëri përpara me ata dy të tjerët.

Sa ia ndaluan hyrjen në çdo ndërtesë federale, Dumani tha bjere ta sigloj pak unë këtu.

Është gjithçka e lidhur. Mos e diskuto atë punë. Janë kështu këta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …