Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, në selinë blu, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se gjendja e Ramës mëngjesine kësaj të marten ë bashkëbisedimin online me qytetarët në rrjetet sociale, tregon shkallmimit dhe tmerrin që i ka përfshirë përpara distafës së 11 majit.
Në fjalën e tij para anëtarëve të kryesisë, Berisha tha se situata e tyre, është ajo e një organizate kriminale.
“Kanditatët janë të udhëzuar të përdorin të gjitha mundësitë që kanë, por një këshillë e imja është, në arsyetimin tim është që rruga më e sigurtë për regjistrimin e tyre është puna në blloqe dhe lagjet e qyteteve dhe fshatrave tona. Gjetja e tyre, lidhja telefonike, inkurajimi i tyre, nuk përjashtohen fare takimet jashtë.
Secili kandidat tani, ka të drejtë të zgjedhë vet formën më të sigurtë dhe më të suksesshme. Por çdo kandidat duhet të bëjë gjithçka për garantimin e 300 emigrantëve të regjistruar.
Kjo, do të ishte një investim shumë i madh nga ana e kandidatit dhe e partisë për fitoren e ardhshme.
Zonja dhe zotërinj, ne shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve në një situatë të ndryshme, në kuptimin e mbështetjes së madhe për PD dhe në kuptimin e programit të saj.
Ju, e patë se çfarë po ndodh në krahun tjetër. Ai gjesti që Edi Rama sot tregon, është simbol i shkallmimit dhe i tmerrit të tyre para disfatës. Prapëseprap, fat i madh që nuk kishte aty ndonjë ministër, apo ndonjë zonjë, se do të hante ajo grushtin në vend të tavolinës. Seç ishte një hije aty, e pashë dhe unë, po fat i madh që nuk e kapi grushti, shkoi në tavolinë.
Ndaj dhe, situata e tyre është situata e nëj organizate kriminale, tipike. Ajo që ndodhi dje, sigurisht që ai është numri 2 i partisë, por krimet e Edi Ramës dhe veprat e tij janë disa kate më lart se të Erion Velisë, duhet të themi të vërtetën, ndonëse ai i meriton të gjitha, Erion Veliaj, po Edi Rama nuk ka të krahasuar. Edi Rama me aferën e Portit të Durrësit, regjistroi një aferë përreth 4 mld euro. Është afera korruptive ndër më të mëdhatë në të gjithë Europën dhe më gjerë.
Edi Rama me koncensionet regjistron qindra e qindra milionë euro të vjedhura, të grabitura. Unë prap ju rikujtoj këtu, vetëm me CEZ-in, Edi Rama ka ndarë të paktën 600 milionë euro për të cilat CEZ-i me fatura i detyrohej palës shqiptare. Dhe jo vetëm që i fshiu këto, por i dha nga buxheti 100 milionë euro të tjera.
Po të shkojmë nga viti 2014 gjer sot, ju garantoj që bëhen miliarda e miliarda. Dhe të gjitha këto i dënuan me varfëri dhe dënim qytetarët shqiptarë. Po ta dëgjonit sot ju, asnjëlloj përgjegjësie për largimin e 45% të shqiptarëve nga Shqipëria, asnjëlloj lidhje. Përkundrazi, dëshira e tij e madhe që ata të largohen”, u shpreh Berisha.