Berisha: Paratë që kanë vjedhur do iu kthehen të gjitha shqiptarëve!

Në mbledhjen me anëtarët e Kryesisë, Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh për një fitore të mundshme në zgjedhjet e 11 majit. Pas këtij rezultati, tha Berisha, ajo që do të bëjë, është kthimi i parave të vjedhura tek qytetarët shqiptarë.

“Këtë betejë do e fitojmë me mund, me djersë me ndershmëri, me përkushtim dhe me një program që do i japi përgjigjen më të mirë problemeve të shqiptarëve.

Unë fola për rrogat, për pensionet.

A e dini ju që sot 56% e pensioneve janë jo të plota. Jo të plota, çfarë do të thotë? Do të thotë 1/3, 2/3. Me një fjalë janë jo të plota. Nuk kapin mesataren e 160 eurove. Jo mor, nuk ka njeri që nuk do të marrë më pak se 200 euro në Shqipëri, nuk ka njeri.

Kushtojnë ilaçet. Në fakt, të jemi realistë, kushtojnë shumë. Por në mënyrë absolute, sado që të kushtojnë, ato blihen dhe nuk do të mungojnë kurrë.

Jo, sigurisht! Po pse Shqipëria është vend që të mos blejë ilaçet për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe për të zgjatur jetën e tyre. Se ajo, është një makabritet po t’i lësh pa ilaçe ata.

Po pse nuk kishte probleme më përpara, kur ishim ne në pushtet? Absolutisht jo! Ua them unë ju. Edhe i blinim më lirë. I blinim më lirë, ishin kompanitë. Se ato kanë specifikat e veta ilaçet e Onkologjikut, por kompanitë ishin këtu. Dhe kompanitë e kishin treg Shqipërinë. Sigurisht që, ofronin oferta më të arsyeshme, pavarësisht nga sasia që blihej se kishin tregti me të tjera. Ne nuk kishim probleme.

Një herë kanë ardhur, një herë të vetme më kanë shkruar 3 vajza, më thonë që, ne rrimë me shiringa në abdomen për shkak të talasemisë dhe na duhet një ilaç që na i heq ato. Ilaçi ishte shumë i kushtueshëm, e blemë menjëherë.

Kishte vende të pasura që nuk e blinin, por ne e blemë. Unë isha mjeku, si mund të lija të sëmurët pa ilaç? Ekzade quhej ilaçi, sa erdhën e hoqën Mirëpo, shoqëria që të lejë anëtarët e vet, kur ti le një anëtar tëndin pa ilaç, pa mjekuar, pastaj ti je shumë keq. Sepse, në fund të fundit ai është përfaqësuesi yt dhe qëndrimi yt në ato momente është përcaktues se çfarë je ti.

Pra, merr fund kjo!

Arsimi, nuk mund të jetë kurrë ky që është. Poshtë e më poshtë. Rrënim.

Shëndetësia, ajo që thamë. Jo, këto do të jenë përparësi absolute.

Biznesi. Thotë, biznesi i vogël pa taksë është. Mirë, vitet e fundit vërtetë nuk ka taksë qendrore, po ka 10-fishim  të taksave lokale. E sigurt kjo që ju them! 10-fishim të taksave lokale. Energjinë e blejnë, e paguaj 18 gjer në 24 lekë, kundër 7 lekë që ishte, do bëhet 6 lekë. Energjia do bëhet 6 lekë.

Dhe ta dijë çdo shqiptar se, Shqipëria ka shumë mundësi të shesë energji me çmim më të ulët sepse kostoja e prodhimit të saj në kaskadë është më e ulëta dhe e ka shlyer veten me dhjetëra herë. Ajo kosto, 6 lekshi, tani mos gaboj është tek 2.8 lekë, por mbi 6 lek asnjë qindarkë nuk do u shitet bizneseve.

Qiratë, stratosferike. Taksat që folëm më parë, fillimisht do përgjysmohen gjersa të shkojnë në 1/5 e këtyre që janë sot.

Çfarë kanë bërë me taksat këta?

Këta 5D kanë bërë me taksat. Ajo bën 5B, ky bën 5D. Po, pse kujtoni ju se Erioni është izoluar? Po, hajdute si ajo e Durrësit nuk ka patur Durrësi në shekuj.

Po, Beci? Do ta marrin vesh shkodranët çfarë hajduti është Beci shumë shpejt. Këta janë një klan, një klub. Prandaj zhduken?

Jo, jo! Do u mbeten atyre taksat. Ne do shkojmë të takojmë çdo biznesmen dhe do t’i themi: ore zotëri, kaq do e blesh energjinë. Këto taksa që i kanë vënë do vëhet ligji, sepse ligji nuk e lejon kurrë të vësh më shumë se 1/3 e taksës qendrore. Ky ka hequr taksën qendrore dhe ka 10-fishuar taksat që kanë patur përpara.

Pra, a keni vënë re ju? Nuk janë ngopur me paratë e taksave, kanë vjedhur paratë e taksapaguesve amerikanë. Po, 1 milionë kjo Delina e Çuçit. 1 milionë rrogat. Po, jo nuk ka qenë më pak e rëndësishme Linda në fondacionin Soros.

Pra, këta kanë vjedhur edhe taksat e taksapaguesve amerikanë. Uroj që një audit i veçantë të vijë për Shqipërinë dhe t’ua konfiskojë të gjitha pasuritë e krimit që kanë vendosur në këtë shpërdorim të madh. Për ato që iu kanë vjedhur shqiptarëve, absolutisht do konfiskohen çdo gjë.

Pra, do shkojmë tek çdo qytetar me programin tonë, ku rrogë minimale nuk do ketë nën 500 euro, ku rroga mesatare do të rritet në 1200 euro. Ne do iu rikthejmë paratë shqiptarëve. Absolutisht, nuk do të mbetet punë publike pa kryer.

Sa shpenzonte, e dëgjuat ju, kunati i Lindës? Kunati i Lindës investonte 7 mijë dhe fitonte 12-13 herë më shumë. Po, po. Kjo është dhe në rrugë dhe kudo. Ndaj dhe paratë do u kthehen qytetarëve me rroga, pensione, shërbime, infrastrukturë. Ky është i gjithë programi ynë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …