Bradhi takim me shqiptarët në Manhattan: Shqipëria ka nevojë për ju!

Përfaqësues të opozitës shqiptare kanë zhvilluar takim me shqiptarët në Michigan të SHBA. Gazment Berdhi, kreu i grupit parlamentar të PD u bëri thirrje përfaqësueve të diasporës që të regjistrohen dhe të votojnë për Shqipërinë me 11 maj.

“Shqipëria ka nevojë për vëmendjen, angazhimin dhe mbështetjen e secilit prej jush. Ne jemi me fat që në këto zgjedhje për herë të parë, jo për shkak të ne politikanëve, në fakt për shkak të këmbënguljes së përfaqësuesve të diasporës që secili shqiptar i Shqipërisë i cili jeton dhe punon jashtë të ketë mundësi që për herë të parë për të votuar dhe për të ndikuar qeverisjen në vendin që pjesa dërrmuese e keni lënë jo me dëshirë por për shkak të pamundësisë, për shkak të se humbët shpresën, për shkak se ju kërkoni një mirëqenie më të mirë për familjet tuaja për fëmijët tuaj. Dhe lutja ime e parë është që nuk do të duhet të çoni dëm të drejtën kushtetuese që ka secili prej jush për të votuar. Dhe për të shkuar tek vota do të duhet më së pari që secili të regjistrohet. E di që një pjesë këtu edhe pse kanë vite që kanë emigruar në SHBA ngritën shqetësimin se nuk disponojnë dokument të vlefshëm të Shqipërisë por kanë dokumente të SHBA. Po ne e kemi bëre betejë dhe jemi duke bëre betejë që secili prej jush të ketë mundësi për të votuar. Kjo deri tani nuk është lejuar.

Nuk do të kishte arsye që të mos votonit me dokumentet e shtetit ku jetoni. Ju jo thjesht bëni krenar familjet tuja me arritjet, por bëni krenar çdo shqiptar, Kjo është vetëm merita juaj. Dua që secili prej jush të shtrojë një pyetje vetes. Kur ja keni dale në SHBA pse vëllezërit dhe motrat tuaja në Shqipëri nuk ja dalin të kenë suksesin tuaj. Shqiptarët janë njëlloj të zotët si në Shqipëri si kudo që jetojnë në botë. Por këtu nje politikë e përgjegjshme ua ka dhënë mundësinë, por që fatkeqësisht këtë shans, vëllezërit tuaj në Shqipëri nuk e kanë. Jo do të duhet të merrni pjesë në votime edhe për hatër të vëllezërve dhe motareve që i keni lënë në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …