Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para të fondacionit Soros me urdhër të Veliajt dhe rrethit të tij që kontrollonin Benusin dhe Shizin. Edhe Byla. Te Byla kemi rekordin, ku Veliaj në kulmin e hetimeve në tetor 2023, paguan 50 mijë euro punonjësin e UKT për të zhvilluar një vepër baleti si projekt kulturor dhe personi që është punonjës i UKT paguan 22 mijë euro bashkëshorten e Veliajt për konsulencë.
Po ashtu në dosje shkruhet se ‘akoma më e rëndë paraqitet situata kur bëhet fjalë për shtetasen Ina Goxhaj, e cila është treguar mjaft e qartë në lidhje me takimet e zhvilluara, para se të paraqitej në SPAK. Pra para se të shkonte të depononte, e ka takuar shtetasja Klotilda Bushka. Çfarë e ka orientuar shtetasja Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka, pasi u takuan pasi ajo doli nga SPAK. Ky takim është dokumentuar nga grupet e hetimit të vëzhguesve të BKH. Gjykata ka arritur në konkluzionin se deklaratat e ish-drejtoreshës së Bylës, Ina Goxhaj, kanë qenë të vërteta, pra se asaj i është marrë telefoni për t’u asgjësuar, për t’i hequr të dhënat dhe i është dhënë një telefon i ri i llojit I Phone. SPAK pretendon se celulari i shtetases së ndaluar Ina Goxhaj, është asgjësuar me ndihmën e shtetases Klotilda Bushkaj. Nisur nga deklarimet e Ina Goxhajt, asaj i është kërkuar telefoni për t’ju zëvendësuar me një tjetër nga Ajola Xoxa. Po ashtu sipas të njëjtave deklarime që do të jenë objekt hetimi, ka dyshime se aparati telefonik celular i kësaj shtetaseje është asgjësuar me ndihmën e Klotilda Bushkës me ndihmën e kësaj të fundit’”, tha Këlliçi.