Rama shkon për herë të dytë brenda ditës në Bashkinë e Tiranës

Edi Rama ka shkuar sërish edhe gjat pasdites në godinën e Bashkisë së Tiranës, teksa kjo është vizita e dytë brenda ditës.

Ai është parë i shoqëruar nga Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kryeministri shkoi edhe gjatë mesditës, ku zhvilloi një takim me 5 nënkryetarët e bashkisë Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako dhe sekretarin e përgjithshëm, Alban Dokushi.

Këto takime në Bashki vijnë një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, i cili dyshohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.

Ashtu siç e ka konfirmuar edhe Rama, nuk do të ketë një shkarkim të Erion Veliajt, teksa mediat pranë Qeverisë raportojnë se ai do t’ia delegojë detyrat e kryebashkiakut nënkrytarit Andi Seferi.

About Redaksia

Check Also

Gjenerali i Guardia di Finanza: Mafia shqiptare bashkëpunon në nivele të larta në pastrimin e parave

Nga Alba KEPI Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar …