Tabaku me shqiptarët në Michigan: Diaspora ka në dorë fatin e vendit!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në takimin me diasporën në Michigan u shpreh se, shqiptarët që jetojnë këtu kanë në dorë fatin e vendit.

Tabaku tha se, është kjo një periudhë e artë, një kthesë e artë dhe mendojmë se rotacioni politik i takon diasporës dhe sot mundësinë që ne kemi me votën e diasporës, që kanë investuar tek familjet e tyre në Shqipëri apo tek hapja e bizneseve atje, kanë edukuar fëmijë me modele të jashtëzakonshme ne duam që t’i kemi model në Shqipëri.

“Të gjithë na kanë thënë se ju jetoni me mendje e zemër në Shqipëri e na keni shtyrë  që ta konsiderojmë diasporën jo ashtu siç është konsideruar më parë, si burim të ardhurash, por si ata që kanë në dorë fatin e vendit.

Kemi takuar qytetarë demokratë, qytetarë që ndoshta nuk kanë një parti politike,  por i ka bashkaur fat ii të ardhmes së Shqipërisë.

Dua të ju falenderoj pasi na keni vendosur mua e të gjithë kolegët e PD përpara një përgjegjësie të jashtëzakoshme.

Para se të vinim këtu, kemi folur edhe me zotin Berisha, kryetarin e PD, i cili ju dërgon përgëzimet më të mëdha për grupin organizator këtu e për të gjithë diasporën për të nisur së bashku një rrugë të re, që shumë nga ju e kanë kthyer kokën pas kur janë larguar nga vedndi i tyre.

Eshtë kjo një periudhë e artë, një kthesë e artë dhe mendojmë se rotacioni politik i takon diasporës dhe sot mundësinë që ne kemi me votën e diasporës që kanë investuar tek familjet e tyre në Shqipëri apo tek hapja e bizneseve atje, kanë edukuar fëmijë me modele të jashtëzakonshme ne duam që t’i kemi model në Shqipëri”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Banda kriminale shtetërore që po kryen vrasje dhe gjobëvënie

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne …