Kërcënimi ndaj Metës në burg/ Berisha: Akt banditesk dhe hakmarrës i Edi Ramës!

Një akt banditesk dhe hakmarrës të Edi Ramës, e ka cilësuar kryetari i PD, Sali Berisha, kërcënimin në burg ndaj Presidentit të PL, Ilir Meta.

Teksa denoncoi me forcë të madhe, kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Berisha e paralajmëroi Ramën të ndalë kërcënimet, në të kundërt do t’i kthehet në personale.

“Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ky është një akt banditesk, hakmarrës, primitiv direkt i Edi Ramës.

Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, se çdo që mund të ndodhë, në mënyrë absolute do i kthehet në personale.

Urdhëroni, sot kanë shkuar t’i zënë kafshatën e mëngjesit në fyt atij dhe dihet se kush i kontrollon burgjet. I kontrollon Rama me Ulsi Manjën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …