PRONONCIM PËR MEDIA KRYETARI I KËSHILLIT KOMBËTAR, EDI PALOKA
Rend dite, siç e dini ishte diskutimi dhe miratimi i rregullores, i procedurave për primaret, pasi data 1 mars për zhvillimin e tyre është përcaktuar me vendim të kryesisë.
Pati diskutime siç e keni parë për mbi dy orë, dhe në fund me 10 vota kundër, u miratua.
Pati mendime të ndryshme, kryesisht qe mendimi që, primaret edhe mund të mos zhvillohen, për shkak të kohës, për shkak se mund të krijojnë edhe konflikte dhe pakënaqësi, çështje që janë diskutuar në fakt disa herë mes nesh.
Këto ishin pakica, propozime, u sqaruan. Edhe fakti që primaret tashmë janë një nga pikat kryesore që janë futur në statutin e Rithemelimit. Doktor Berisha është i prerë në këtë pikë, dhe i vendosur që primaret do të zhvillohen. Kështu që, në fund rezultati tregoi që edhe propozimet që ishin për të bërë ndryshime të tilla nuk fituan.
Është është kryetari i PD, i cili është zgjedhur nga e gjithe anëtarësia e PD, ka të drejtën e tij të vendosë për këtë çështje.
Ky propozim nuk është miratuar, sepse do të duhet të ndryshohej statuti që të duhet të pranohesh ky propozim për heqjen e primareve.
Është bërë e qartë që në ditën e parë që është propozuar nga Sali Berisha. Janë emëruar drejtuesit politikë, u bë e qartë edhe sot gjatë diskutimeve, po nga z.Berisha, që nga ajo betejë kur u sulën për të na eleminuar si opozitë, si PD, nuk do të dilnim, edhe të ishim sot në pozita fituese, nëse nuk do bashkoheshim, nëse nuk do bashkonim grupin, nëse nuk do bashkonim partinë dhe nëse nuk do ecnim në këtë rrugë që kemi ecur.
Ka detyrim që, lidhet me ecurinë dhe me fitoren e PD.
Ne kemi një synim të gjithë bashkë që është fitorja e PD, dhe do bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë. Sigurisht, nuk do t’i hapim vetes probleme dhe telashe në kundërshti me këtë qëllim.
Rëndësia që ka vota e diasporës këtë herë, që mund të jetë edhe determinante në fund fare për ërcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve, z.Berisha propozoi edhe këtë pikë për regjistrimin e 300 emigrantëve për çdo kandidat për deputet që u prit me pa asnjë kundërshti. Është dhe kjo në vazhdën e synimit që kemi për të fituar zgjedhjet. Nuk ka vlerë për asnjë nga ne marrja e një mandati, marrja e një rroge parlamenti. Qëllimi ynë vazhdon dhe do mbetet fitorja e PD, dhe interesi personal i çdo demkorati duhet të jetë fitorja e PD, dhe jo marrja e një mandati personal.
Gjithë këto masa që po merren, gjithë këto pika propozimi që janë bërë dhe miratuar synojnë të marrim rezultatin maksimal në zgjedhje.