Qeveri teknike, shtyrje e zgjedhjeve!

Nga Milaim NELA

Ardhja e Chris LaCivita në krye të fushatës së Partisë Demokratike jep një mesazh të fortë të ndryshimit të politikës Amerikane ndaj Shqipërisë. Kjo është e padiskutueshme.

Por, të mos kemi as iluzionin më të vogël se ata do ta bëjnë Partinë Demokratike të zgjedhshme apo të pëlqyeshme nga votuesi shqiptar!

Amerika nuk do ta bëjë Shqipërinë! Atë mund ta bëjmë vetëm ne shqiptarët.

Mos u mashtroni pavarësisht deklaratave të papagallëve jargavitës (të liderit) për karrierë.

Partia Demokratike duhet të ndryshojë fytyrën e vet të bëhet e pëlqyeshme, të bëhet e dëshirueshme dhe mbi të gjitha të bindë edhe ata përtej bazës së vet se kjo është ndryshe kësaj radhe.

Partia Demokratike duhet të bindë popullin të cilit i ka shkuar thika në asht se kjo opozitë është ndryshe nga pushtetarët e Rama-Veliajt dhe nuk pret radhën e karrigeve të pushtetit.

Partia Demokratike duhet të demonstrojë se ajo respekton votën dhe vullnetin e bazës së saj për zgjedhjen e kandidatēve për parlament.

Partia Demokratike duhet të dëshmojë me vepra e jo me fjalë boshe se është parti e interesit kombëtar shqiptar!

E kjo do të dëshmohet me hapa konkrete në rishikimin e aleancave para apo paszgjedhore me grupime të caktuara politike.

Partia Demokratike duhet të dëshmojë me vepra e jo me retorikë boshe se e ka seriozisht luftën kundër Soros!

Nuk mund ta luftojë PD Sorosin dhe Soroizmin pa pastruar shtëpinë e vet nga vemjet e Sorosit të cilët po e shkatërrojnë të vetmen shpresë që kanë shqiptarët.

Kjo është taksative.

Nuk mund të jetë soroisti i Ramës i keq e sorositi i PD-së i mirë sepse na duhen votat.

Jo.

Soros dhe vemjet e tij duhen shkulur njëherë e mirë nga çdo cep e vendi duhet dezinfektuar.

Soros dhe soroizmi është neglizhuar për kohë shumë të gjatë në Shqipëri dhe media akoma nuk ka kurajo dhe liri të flasë e debatojë këtë çeshtje kaq të rëndësishme, kaq kardinale.

Duke thënë të gjitha këto e duke kuptuar situatën katastrofale të krimit e patronazhimit dhe kurthet ku ka rënë partia demokratike siç është ky i votës së diasporës me postë është absolutisht jetike të kërkohet:

  1. Qeveri teknike me mandat të paktën 8 mujor ku si detyrën me të rëndësishme të ketë de-patronazhimin e shoqërisë shqiptare e sidomos të administratës publike.
  2. Shtyrje e zgjedhjeve në paketë me ndryshime tê kodit zgjedhor

Pa këto dy kushte e realizim të tyre nuk shoh dot asnjë mundësi që opozita të fitojë zgjedhjet me 11 Maj.

Statura dhe energjia e Sali Berishës është e pamjaftueshme për ta çuar opozitën në fitore. E theksoj, ai është absolutisht i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm.

***

Shënim:

Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë hapësirë janë personale dhe vetëm të miat.

Ato nuk përfaqësojnë askënd veç autorit i cili nuk është pjesë e asnjë grupimi apo forumi politik në Shqipëri apo jashtë saj.

About Redaksia

Check Also

Tirana është marrë peng!

Nga Alba KEPI Pushteti ekonomik i grupeve që e kanë pushtuar urdhëron sa me letra …