Rrëfehet Bushka, pranon bashkpunimin me Veliajn, ndërhyn Rama: Po e tepron me ato që thua…

Klotilda Bushka nisi fjalën mbrojtëse menjëherë pasi përfundoi Rama. Tregoi se ka njohje me Veliajn, kështu edhe me Ajola Xoxën. Tregoi se ka folur dhe ka ndërhyrë për të mbrojtur si kushërirën ashtu edhe shokët e saj.

Por, teksa po zbërthente provat që duhej t’i bëjë në prokurori, Bushka u ndërpre nga Edi Rama, i cili sikur donte t’i tregonte se po e tepronte me ato që po fliste.

E pasi ia mbylli gojën Bushkës, Rama nisi tregimet për veten duke larguar vëmendjen nga ajo që vërtetë duhet të thoshte Bushka.

Fjala e Klotilda Bushkës

Faleminderit që më dhatë mundësi të shprehem para jush. Së pari, përfshirjen e emrit tim në hetimin ndaj Kryetarit Erion Veliaj, e kam mësuar në media nga deklaratat për shtyp e SPAK.

Në cilësinë e kryetares së komisionit të ligjeve, dhe si person që i ka kushtuar jetën lagjet dhe drejtësisë, kam punua me dinjitet, ngjarjet e ditëve të fundit, kanë treguar se institucionet e reja të drejtësisë të krijuara nga Kuvendi dhe PS, kanë fituar vetëbesimin e mjaftueshëm duke na çliruar nga nga pozicioni i moskomentimit të çështjes.

Premisa e dytë lidhet me shqetësimin e thellë për funksionimin e shtetit të së drejtës, rolin e Kuvendit të Shqipërisë, si garantuesi fundor i respektimit të institucioneve.

Kam përgjegjësinë që këto shqetësime ti ndaj me ju. Është e vërtetë që unë e njoh Ajola Xoxën, po kam bashkëpunuar me të dhe para se të bëhesha deputete dhe ky është fakt. Erion Veliaj është miku i fëmijërisë, jam krenar për punën që kemi bërë së bashku dhe për transformimin e kryeqytetit.

Kjo lidhje padyshim më ka bërë të përjetojë bashkë më ta kalvarin e ditëve të fundit, linçimin publik që ata kanë përballuar. Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës, duke e mbështetur jo vetëm si mike por edhe si kolege, në nivelin njerëzor.

Me Erionin kam folur më rrallë, por në çdo rast i kam transmetuar besimin tim te e vërteta, te drejtësia. Pas kontrollit të zyrave, banesave dhe thirrjes nga Prokuroria, disa persona janë vënë në dijeni se ata janë intimiduar, kërcënua për tu marrë dëshminë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …