Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërcënuar agjentët e BKH (gjë që sipas tij figuron edhe në dosjen e SPAK të ngritur ndaj tij).
Këlliçi foli gjithashtu edhe për rolin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, në këtë histori, e cila po ashtu është nën hetim nga SPAK.
Në një pjesë të dosjes së lexuar nga Këlliçi në studio, Klotilda Bushka rezulton që të ketë asgjësuar celularin e shtetases Ina Goxhaj, në mënyrë që provat që ndodheshin në të, të mos binin në duart e SPAK.
“Për 44 javë PD dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kemi protestuar para Bashkisë Tiranë duke thënë se ky delinkuent që hyn çdo ditë në zyrë në mënyrë të paligjshme, shkon për të prishur provat dhe drejtësia duhet të veprojë menjëherë që t’i pamundësojë këtij njeriu prishjen e provave.
Çfarë nga thotë SPAK dhe çfarë na thotë Gjykata. Në pikën 146 4.4 të dosjes shkruhet e zezë mbi të bardhë. Unë jam bërë OPGJ edhe vetë. S’kemi ç’bëjmë se ka ka bërë situata, rrethanat, kur nuk lëvizte askush dhe na është dashur të bëjmë edhe disa gjëra vetë. ‘Çfarë bën më të rëndë këtë situatë është dyshimi i bazuar se këta shtetas (Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa) mund të kenë tentuar të prishin provat, të cilat lidhen me sende të zotëruar më parë nga shtetas të përmendur më lartë. Nga ana tjetër, sjellja e shtetasit nën hetim, Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH dhe kurajon e shfaqur nga ky shtetas për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë për personalitetin e këtij të fundit. Pra flasim për një kryebashkiak që ka kurajon që të intimidojë dhe shantazhojë hetuesit e BKH’. I ka kërcënuar hetuesit që të mos marrin në pyetje rrethin e tij familjar dhe shoqëror.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para të fondacionit Soros me urdhër të Veliajt dhe rrethit të tij që kontrollonin Benusin dhe Shizin. Edhe Byla. Te Byla kemi rekordin, ku Veliaj në kulmin e hetimeve në tetor 2023, paguan 50 mijë euro punonjësin e UKT për të zhvilluar një vepër baleti si projekt kulturor dhe personi që është punonjës i UKT paguan 22 mijë euro bashkëshorten e Veliajt për konsulencë.
Po ashtu në dosje shkruhet se ‘akoma më e rëndë paraqitet situata kur bëhet fjalë për shtetasen Ina Goxhaj, e cila është treguar mjaft e qartë në lidhje me takimet e zhvilluara, para se të paraqitej në SPAK. Pra para se të shkonte të depononte, e ka takuar shtetasja Klotilda Bushka. Çfarë e ka orientuar shtetasja Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka, pasi u takuan pasi ajo doli nga SPAK. Ky takim është dokumentuar nga grupet e hetimit të vëzhguesve të BKH. Gjykata ka arritur në konkluzionin se deklaratat e ish-drejtoreshës së Bylës, Ina Goxhaj, kanë qenë të vërteta, pra se asaj i është marrë telefoni për t’u asgjësuar, për t’i hequr të dhënat dhe i është dhënë një telefon i ri i llojit I Phone. SPAK pretendon se celulari i shtetases së ndaluar Ina Goxhaj, është asgjësuar me ndihmën e shtetases Klotilda Bushkaj. Nisur nga deklarimet e Ina Goxhajt, asaj i është kërkuar telefoni për t’ju zëvendësuar me një tjetër nga Ajola Xoxa. Po ashtu sipas të njëjtave deklarime që do të jenë objekt hetimi, ka dyshime se aparati telefonik celular i kësaj shtetaseje është asgjësuar me ndihmën e Klotilda Bushkës me ndihmën e kësaj të fundit’”, tha Këlliçi.