Nga Ilir LEVONJA
Kur shoh Ramën që kërcet e shan shkoqur, ”fuck you”, pastaj dy orë më vonë rezervon një justifikim bajat, se bash nga që është shumë i përkushtuar për ju, i jep ashtu gojës etj. Kur sheh se si në mënyrë krejt anormale, sulmon dy prokurorë që arrestuan Erionin, se gjoja janë të Pd-ës, në një sistem gjoja pluralist ku Pd-ja ka një përfaqësim zero. Madje është akoma e tronditur dhe e budallepsur sa nënshkruan tek-tuk edhe marrveshje me diktatorin, si vota e emigrantit apo primaret e pjesëshme etj.
Një PD e bombarduar madje me arsenale të çmendura të filomajtistëve amerikanë, ku rezulton se iniciatorja e një reforme në drejtësi është ishgruaja e parë e bash Edi Ramës. Dhe ta mendosh që deri dje ky, gjoja nuk ndërhynte kurrë në punët e drejtësisë, megjithëse unë bëj pjesë tek ata që nuk besoj tek reforma në drejtësi, edhe këtë skenarin e arrestimit të Erionit e konsideroj totalisht skenar të tipit të Enver Hoxhës karshi sojit të vet. Për më tepër që vendin e Erionit në skenën e pushtetit po e zë bash një pinjolle, produkt i një familje e luftës së ashpër brenda sojit.
Kur e shikon ashtu masiv të parruar që uzurpon Bashkinë pa zbatuar aspak Kushtetutën e vendit, për pushtetin lokal. Se si shkumoset dhe shan lart e poshtë se ekziston një shtyp i cili shpif e nxjerr llum nga goja, kur 99% e shtypit janë të blerë nga ai dhe kasta e tij. Kur ashtu gogol nevrastenik ankohet se si prokurorët i kanë marrë telefonin një artisti të njohur medemek hetimet karshi lali Erit etj. Dhe me që ra fjala, mali i parave që është hedhur për blerjen e votës, artistët kanë mëkatin e tyre më të dhimshëm në historinë e artit shqiptar dhe fatet e vendit të tyre. Dilnin me spote krejt në kundërshtim me të drejtën e votës, ligjit, Kushtetutës, merrnin përqindjet e milionave nga fondet e zeza të blerjes së votave, vetëm për të mbjellë një pemë dhe për të thënë ”voto Lali Erin”.
Kur e shikon atë masiv të parruar që flet me inat sysh, me hakërrim goje, me sy ziliqarë e fyes, me shpatulla, trup, bythë, duar me rripse xhinglash romësh, megjithëse e vranë brutalisht një fëmijë 17 vjeç në landfillin e sharrës (2016), vrasje që nuk u zbarth kurrë. Ishte ky masiv brutal, fyes, me plot pështymë që për një vidio të fshehtë mes të ndjerit Dritan Prifti dhe Ilir Metës, 700 mijë euro, ngriti një furtunë brutale, thyerjesh, djegiesh, protestën më të dhunshme ku u vranë 4 qytetarë të ardhur nga skajet e vendit.
Ky masiv rrinte në fund tek ura e Lanës, nga ku sot bën proçesione makabre me vejusha të zeza, duke përdorur po në mënyrë makabre edhe familjarët e të të ndjerëve, me kosto propagande sa herë që i duhet të bëj skupe politike, pavarsisht rrobave firmato, shifrave të çmendura të grave, kunatave, sekserëve. Kur e shikon ashtu tek i hapin dyert e makinave të shtrenjta, dhe ta mendosh kryeministri i Hollandës përshembull një vendi me histori shekujsh arritjesh dhe të ardhura për frymë 10 herë më të larta se Rusia, shkon në punë me biçiklitet…, pensionisti shqiptar merr vetëm 80 mijë lekë.
Një ekonomi krejt informale, e vrarë e zhvatur, pikërisht prej vjelljes gati prehistorike aq sa do t’ju duhet të përgatisni veten me ilaçe të forta kur t’i merrni vesh shifrat. E gjitha kjo zallamahi, të kujton forcën budalle të një çmenduri, i cili nuk njeh asgjë tjetër përveç pushtetit të tij, ndaj del po ashtu budallallisht dhe e pohon me mburrje se do largohet nga pushteti vetëm nëse i ndalon zemra. E gjitha kjo, nuk është asgjë tjetër por konstatimi poetik i një poeti po të majtë, si ironi kapërcyellesh dekadash, me vargje të tilla… në vendin tim, në vendit tënd/ një kokë e çmendur, po çmend një vend”.