Berisha: Bashkëpunimi me Ramën përjashtohet në mënyrë kategorike!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është i vonuar. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Berisha e cilëson Veliajn si një ndër hajdutët më të shpërfytyruar të vendit.

Më tej, ai tha se, Edi Rama e kishte lëshuar Veliajn, por arrestimin e tij e priste nga muaji Dhjetor.

Sali Berisha: Arrestimi i Veliajt, kemi 44 javë që protestojmë tek Bashkia, arrestim i vonuar. Veliaj në historinë e këtij vendi, një ndër hajdutët më të shpërfytyruar. 130 mln Euro djegësi i Tiranës, nuk ekziston nam as nishan. Nuk u arrestua për djegësin sepse Arben Kraja, anëtar i organizatës kriminale, kishte të punësuar tek Erioni, edhe nipin dhe mbesën.

Blendi Fevziu: Dumani është pjesë e dosjes…

Sali Berisha: Siglim. Veliaj u bë problem botëror për djegësin dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë. Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë. Nuk mund të them se ka qenë për arrest me burg, ka qenë për arrest të llojit të Arjolën, një arrest shtëpie, pastaj gjërat kanë qenë aq…

Blendi Fevziu: A do të bashkohet Berisha me Ramën për Reformën në Drejtësi?

Sali Berisha: Në rastin më të mirë kjo përjashtohet në mënyrë kategorike që unë të bashkëpunoj me Edi Ramën, në mënyrë absolute për Reformën në Drejtësi. Do bashkëpunoj me qytetarët shqiptarë, do marr Komisionin e Venecias dhe do jetë referendumi ai që do japë përgjigje. Mbështetësi kryesor i kësaj reforme mbi tokë, sot është non grata në vendin e tij (i referohet Antony Blinken).

Erdhi nga Uashingtoni dhe takoi Altin Dumanin, nuk takoi asnjë njeri nga opozita sepse ishte për Shqipëri pa opozitë. E falenderoi për arrestimin e Sali Berishës. Ka bërë takim me të. Takimi është bërë për ta falenderuar dhe e ndërmjetësonte Yuri Kim.

Ky ishte njeri pa pikë dinjiteti. Kur këtij i doli dokumenti se kishte mashtruar kombin e tij me laptopin e Hunter Biden se i kishte thënë kombit të tij se Hunter Biden s’ka patur kurrë laptop, ai po të kishte minimumin e integritetit njerëzor jepte dorëheqjen.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Si mundet miku i Soros, Edi Rama korruptoi Charls McGonigal!

Njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë …