Berisha më 22 shkurt në Parma, takim me shqiptarët që jetojnë në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë më datën 22 shkurt në Itali, ku do të zhvillojë në Parma një takim me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Lajmi konfirmohet nga Partia Demokratike, e cila me një postim në rrjetet sociale bën me dije se takimi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa ka dhënë detaje edhe në lidhje me lokacionin.

Postimi
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Parma, Itali.
🗓️ Datë 22 Shkurt
🕐 Ora 15:00
🇮🇹 PARMA, ITALI
📍 AUDITORIUM PAGANINI PARCO EX-ERIDANIA, VIA TOSCANA N.5/A, 43121 PARMA
🇦🇱DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN🇦🇱

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çështja Salianji s’mbyllet, sapo ka filluar! Një gjykatës pa moral ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se s’do vrasë Fatmir Xhafën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dënimi dhe burgosja e ish deputetit demokrat, Ervin …