Berisha propozon ndalimin me ligj të veprimtarisë së Soros në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit theksoi se “ky tërbim që ka kapur Edi Ramën është shumë i rrezikshëm për vendin” dhe shtoi se duhet votuar në Parlament një ligj për ndalimin e veprimtarive të Sorosit në vendin tonë.

“Ky tërbim që ka kapur Edi Ramën është shumë i rrezikshëm për vendin. Është gati të ndërmarrë çdo akt, pasi vetë ka marrë fund përfundimisht. Le të fshijë fotot e Sorosit, Blinkenit dhe Yuri Kim nga rrjetet e tij, vetëm tregon se është “sfacciato”. Mendoni ju se do të paguajnë shqiptarët për një kukull të George Sorosit? Ligji për ndalimin e Sorosit është emergjencë, duhet të sillet këtu dhe të votohet”, tha Berisha.

Kreu demokrat shtoi gjithashtu se “prokurori ka lënë shumë pa futur në dosjen për Veliajn”.

“Po t’i kishte futur, ia kalonte edhe Lajla Asadit”, tha Sali Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …