Drejtorët e Bashkisë bllokuan furgonin ku ndodhej Veliaj, policia nuk ndërhyri

Drejtorët dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës si dhe militantë të Partisë Socialiste janë rikthyer për herë të tretë mbrëmë jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme për të protestuesar kundër drejtësisë dhe për të dalë në mbështetje të shefit të tyre Erion Veliaj.

Ata kanë qenë pranishëm aty në momentin kur është dhënë vendimi i GJKKO-së, i cili e la në burg Veliajn dhe protestuesit e kanë shoqëruar me fishkëllima dhe brohoritje pro kryebashkiakut të Tiranës.

Më pas, ata kanë bllokuar derën e GJKKO-së dhe kanë pritur aty deri sa ka dalë fugoni i Policisë, ku brenda saj ndodhej dhe Erion Veliaj.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ata vendosin pankarta mbi fugon, teksa godasin me shuplaka edhe xhamat, duke brohoritur “Lali, lali”.

Erion Veliaj është dërguar në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet edhe ish-ministri Ilir Beqaj.

About Redaksia

Check Also

Qytetarët ironizojnë takimin e Ramës në Pogradec: “Statistikat e qeverisë janë plot sukses”!

Në këtë ditë të 86-të të protestës, qytetarët kanë ironizuar me pankarta takimin e kryeministrit …