Erion Veliajn e futën në burg Ulsi Manja dhe Edi Rama!

Kryebashkiaku i Tiranës kërkon të djegë jorganin për një plesht dhe ka gjetur faqen e parë të vendimit të gjykatës për arrestimin e tij dhe mbi një shënim ‘i dënuar’ ka rifilluar sulmin e tij ndaj prokurorit Olsi Dado, sikur është ky i fundit përgjegjësi i atij shënimi.

Në fakt, Erion Veliaj gënjen. Gënjen, sepse vendimin e gjykatës nuk e shkruan prokurori, por gjykatësi pasi e verifikon në sistemin elektronik.

Mjaftonte që Erion Veliaj të bëntë një saktësin me ministrin e tij Ulsi Manja dhe gjithçka do ta kishte të zgjidhur.

Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë i thanë CNA se në sistemin elektronik të gjendjes gjyqësore, Erion Veliaj rezultonte i dënuar, pasi ky sistem shënimin pafajësi pas një dënimi të mëparshem nuk e ka njohur dhe ky është një gabim i sistemit elektronik të gjendjes gjyqësore që menaxhohet dhe administrohet nga Ministria e Drejtësisë, pra nga qeveria, nga pushteti i Erion Veliajt.

Nuk është prokurori Olsi Dado apo gjyqtari Erjon Bani që e ka ‘dënuar’, sepse që ta akuzosh prokurorin Olsi Dado dhe prokurorin Altin Dumani, që e kanë shënuar i dënuar më përpara Erion Veliaj, duhet të kërkojë dhe të njihet me kërkesën e prokurorisë, pastaj me vendimin e zbardhur të gjykatës.

Sepse gishtin direkt, Erioni e drejton te prokurorët e SPAK-ut, kur në fakt, gishtin duhet ta drejtonte te sistemi i gjendjes gjyqësore që administrohet nga Ministria e Drejtësisë, tek ministri i tij Manja dhe kryeministri Rama.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës, është shumë e thjeshtë; gjykatësi hyn në sistem, e administron, e shikon si del certifikata elektronike dhe e shkruan, dhe certifikatën elektronike, aksesimin e sistemit mund ta bëjnë prokurorët dhegjykatësi, por të dhënat i jep Ministria e Drejtësisë.

Pra, është jo një lapsus i Ols Dados, siç pretendon Erion Veliaj, i qëllimshëm dhe mbi të kërkon të ngrejë stuhi në gotë, së është ai përgjegjësi, gjyqtari, Erion Bani, apo Altin Dumani. Jo.

Përgjegjës është sistemi elektronik i gjendjes gjyqësore, i administruar nga Ministria e Drejtësisë, nga Ulsi Manja dhe nga Qeveria e pushteti i Erion Veliajt.

Të vetmin lapsus në dosje, që pretendon Erioni, apo gabim, apo paragjykim, ia ka bërë Pushteti i tij i Rilindjes./CNA

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …