Paralajmërimi i fortë i amerikanit të Trump për lidhjet e Ramës me krimin dhe blerjen e votës

Çim Peka: Chris, kur morët parasysh që në Shqipëri të bëni fushatën për një parti konservatore, u shprehët pak më parë se atje tashmë ka një sherif, për presidentin Trump. Në Shqipëri Sali Berishën e njohin si statist, kreministrin shqiptar, ish- i lindur në “Bllok”, familje ish-komuniste e njohin si gangster. Në qoftë se keni kuriozitet ta njihni kryeministrin shqiptar, këtë ua them publikisht, ju ul me disa nga grupet më të mëdha kriminale të Shqipërisë në tavolinë dhe e marrin ata në telefon, që mos të lodhemi ne, vjen ai vetë. Në qoftëse keni kuriozitet. Pra, me këtë keni të bëni në Shqipëri. Keni një statist, përballë shefit të grupeve kriminale. A e keni studiuar terrenin shqiptar para se të merrni përsipër t’u bëni fushatën konservatorëve?

LaCivita: Po, patjetër që jemi të njohur me situatën dhe disa prej taktikave që aplikon kryeministri aktual, të cilat nuk janë shumë dhe mund të mbështeten tek intimidimi, dhe tek korruptimi. Por këto aspekte nuk më frikësojnë mua, nuk më intimidiojnë aspak.

Përkundrazi, na bëjnë më të vendosur, që të duam të kthejmë shumë votues drejt mbështetjes për Berishën. Dhe nuk do të kenë shanse që t’i vjedhin. Ne në Amerikë më Donald Trumpin, e quajtëm manipulimi… pamundësia për të manipuluar votën, pra, këtë duam të realizojmë edhe këtu. Kur njerëzit të shohin dallimet, në krahasim me atë çka kanë atje, dhe me atë që mund të kenë, patjetër që do të votojnë për opozitën. Patjetër që do të votojnë për Berishën. Sepse ai mund, dhe do të fitojë.

About Krye Redaktor

Check Also

Fundi me turp i një autokrati

Nga Irena Beqiraj Është e vërtetë, se liderët formohen nga prejardhja edhe përvojat e tyre, …