Rama merr në dorë drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish këtë të enjte në bashkinë e Tiranës.

Menjëherë pas një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale ku mori sërish në mbrojtje kryebashiakun Erion Veliaj të arrestuar 2 ditë më parë me urdhër të SPAK, ndërsa akuzoi këtë të fundit për intimidim.

Kjo është hera e tretë që kryeministri shkon në bashkinë Tiranë që pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, ndërkohë që në krye të bashkisë më të madhe në vend u komandua nënkryetarja Anduena Ristani.

Në një deklaratë 2 ditë më parë Rama u shpreh se kryebashkiaku Veliaj nuk do të shkarkohet ndërsa akuzoi SPAK se ka dalë nga shinat kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çdo shqiptar që beson te liria duhet të dalë në protestë kundër këtij regjimi të urryer diktatorial

Sali Berisha: Të dashur miq, sot është 1 gushti. Sot, shqiptarët nga mbarë bota, do …