Spahia: Benet Beci duhet t’i bashkohet Erion Veliajt në burg

Anëtari i kryesisë së PD, ish-kryetari i Bashkisë Shkodrër, Bardh Spahia, i kërkoi SPAK-ut të mos zvarrisë më hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

“Tani është koha që kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj, t’i bashkohet edhe kryehajduti i Shkodrës, Benet Beci”- u shpreh zoti Spahia në një postim në rrjetet e tij sociale. Zoti Spahia tha se jeta luksoze e pajustifikuar e Benet Becit është tregues i dukshëm për SPAK-un”.

“SPAK duhet të hetojë urgjent pasuritë dhe pronat e Benet Becit dhe familjes së tij të cilat janë vënë duke vjedhur dhe varfëruar shqiptarët. Vilat, lluksi dhe pasuritë e Benet Becit janë tallje për qytetarët e ndershëm, janë tallje për të varfërit dhe të papunët.

Benet Beci erdhi në krye të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me krimin dhe me paratë e korrupsionit. Çdo ditë që ai qëndron në zyrë është një ditë e keqe për Shkodrën dhe për demokracinë”,  tha Bardh Spahia, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen PD-së për të larguar së bashku Edi Ramën në 11 Maj!

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …