Nga Gent STRAZIMIRI
Nëse një qytetar apo ent i çfarëdoshëm do kërkonte ndihmë nga policia dhe, policia do refuzonte të kryente detyrën, qoftë dhe me heshtje, denoncimi për faktin do të duhej të bëhej në SPAK…
SPAK do regjistronte denoncimin dhe do fillonte hetimin, duke ndjekur çdo hallkë nëpër të cilën ka kaluar kërkesa për ndihmë, për të gjetur urdhër-dhënësin e refuzimit, dhe do kishin “kërcitur prangat”…
E bukura është se enti – viktimë në rastin konkret është vetë SPAK… ai që “nxehet shpejt”, që “nuk pyet”, që “të ve hekurat” …(?!)
Mirëpo SPAK, për çudinë e të gjithëve, nuk “u nxeh”!
Megjithëse e ka nën hetim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të cilit i ka sekuestruar telefonat si i dyshuar në kontakte me organizata kriminale tejet të rrezikshme…
Megjithëse ka nën hetim të paktën 5 nga drejtuesit kryesorë të Policisë, për të cilët është i bindur se kanë përdorur SKY/ECC…
SPAK ka zgjedhur … “të kërkojë sqarime”…(?!)
Ka zgjedhur të komunikojë me kriminelët e dyshuar, me vartësit e tij, më butë nga ç’do komunikonte fjala vjen një institicion fetar apo një shoqatë në mbrojtje të vejushave me shumë fëmijë… (?!)
Përdoruesit e SKY/ECC në Policinë e Shtetit, e dinë që SPAK-u e di që ata janë kriminelë dhe gati për burg…
SPAK-u e di që kriminelët e SKY/ECC në Policinë e Shtetit, e dinë që SPAK e di që janë kriminelë dhe gati për burg…
Kriminelët me telefona të sekuestruar nga SPAK që drejtojnë Policinë e Shtetit, jo vetëm që nuk e kanë frikë SPAK, por përkundrazi, po i tregojnë vendin…
Po i tregojnë që ato “prangat e ndëshkueshmërisë”, në të vërtetë nuk i disponon SPAK dhe asnjëri prej “heronjve të fëmijëve tanë”!
Po i tregojnë se farsa e arrestimeve të të gjithë “dyshave”, sado lart të jetë “dyshi” i radhës… është thjesht një… “SPAKtakël”!!!
Po i tregojnë se në “SPAKtaklin” që po zhvillohet “LIVE”, SPAK është thjesht njëri nga aktorët, qoftë edhe me rol kryesor…
Por, ka edhe një “regjisor”, një “skenarist”, një “inxhier ndriçimi”, një “regji televizive”… etj., etj., që “të fik dritat”!
Në të gjitha kuptimet e fjalës!!!
Po i tregojnë se në këtë “SPAKtakël” që po ndjekim si telenovelë indiane, pjesa “dy duar për një kokë” që SPAK po tenton të luajë, thjesht nuk është parashikuar në “skenar”!!!
KAQ!