Zyrtarë të lartë në Uashington kërkojnë verifikim për sanksionimin e Berishës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha.

Mediu u shpreh se Berisha do të kërkojë që t’i hiqet non grata. Sipas tij, zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen fakte, për “non gratën” e Berishës. Ai u shpreh se Berisha shpesh ka thënë se kjo non grata është pa fakte.

Fatmir Mediu: Sali Berisha do kërkojë që të hiqet non grata për të, sepse sanksioni është pa baza dhe pa fakte, që kështu të mund të krijojë raporte normale me diplomatët amerikanë. Nuk ka të bëjë vetëm me LaCivita-n, por ka edhe rrugë të tjera.

Për më tepër funksionarë të lartë në Uashington kanë kërkuar që të verifikohen faktet për sanksionimin që mund t’i jetë bërë Sali Berishës.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Trump dëbon Soros nga Shtetet e Bashkuara, çfarë paralajmëron Victor Orban

Trump dëbon Soros nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Trump i ka prerë rubinetin e …