Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rryshfeti që i paguhet drejtësisë sot është minimumi 3-5 herë më i madh se sa paguhej më parë.
Berisha tha se, kemi deklaruar përparësi absolute është bashkëpunimi ynë dhe përgjigja ndaj këtij problemi në bashkëpunim me Komisionin e Venecias, edhe pse nuk është e lehtë, sepse ata që e rrënuan dhe i lanë shqiptarët pa sistem drejtësie.
Dosjet e qytetarëve në gjykata, që po rriten nga viti në vit dhe nuk po zvogëlohen, të cilat 3 vite më parë ishin 136 mijë, sot janë 150 mijë, janë problemi ndër më të mëdhenjtë në historinë e shtetit shqiptar.
Reforma e Xhorxh Sorosit, dhe jo vetëm e tij, u shkatërroi shqiptarëve sistemin e drejtësisë, nuk them se ishte pa të meta.
Por nuk ishte kurrë ky që është sot.
Sot çdo shqiptar pret të paktën 15 vjet për një proces civil ose paguan qimet e kokës ryshfet për të afruar datën e tij.
Sot ryshfeti që i paguhet drejtësisë është minimumi 3-5 herë më i madh se sa paguhej më parë.
Kemi deklaruar përparësi absolute është bashkëpunimi ynë dhe përgjigja ndaj këtij problemi në bashkëpunim me Komisionin e Venecias.
Nuk është e lehtë, sepse ata që e rrënuan dhe i lanë shqiptarët pa sistem drejtësie, i lanë pa proces të drejtë ligjor, ata nuk duhet të pranojnë këtë realitet.
A keni dëgjuar ndonjë prej tyre të qajë hallin se ju prisni, se ju nuk merrni vendime gjykatash?
Sikur nuk jeni njerëz, por liliputë.
Garantoj shqiptarët se kjo është një përparësi absolute e jona dhe po me institucionet më të mira ndërkombëtare do i japim përgjigjen më të mirë.
Situata është emergjente, do marrë përgjigje emergjente.
Ne po punojmë me ekspertët më të mëdhenj në Europë, po përgatitemi që pas ardhjes në pushtet, pa humbur kohë, të kalohet në veprim.
Për sa i përket të përndjekurve, pres me kënaqësi takimin javën e ardhshme me të përndjekurit politikë me të cilët do finalizohet programi.
Dhe i garantoj se qeveria, dëmshpërblimin dhe kompensimin e tyre do e ketë një përparësi madhore të programuar dhe brenda këtij mandati do shlyhet çdo detyrim që shoqëria shqiptare ka ndaj”, tha Berisha.