Ka një propagandë mediatike, kryesisht kuptohet ata të paguar nga inceneratorët dhe shërbëtorët e Erion Veliajt se SPAK-u e ka arrestuar padrejtësisht, pa fakte, pa prova dhe pa akuza Erion Veliajn. Apo më keq akoma, ata që nuk shikojnë në 360 faqe dhe nuk lexojnë faktet dhe provat thonë se ai është arrestuar për brekët e Ajolës apo për blerjet e saj.
E gjitha kjo është kaq banale. Në fakt Erion Veliaj nuk është arrestuar për ato. Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij fonde për OJF-të e Ajolës dhe të afërmve të saj, apo OJF ku paratë kanë përfunduar tek Ajola.
Një skemë e qartë marrje parash, një korrupsion i hapur publik, pra autoriteti që firmos shpenzimet në Bashkinë e Tiranës. Pra, Erion Veliaj nuk është arrestuar për të brendshmet e Ajolës, ato janë një histori skandali më vete, që Veliaj kërkon t’i justifikojë, por në fakt janë në shtëpinë e tij ato blerjet.
Megjithëse këto po i lëmë mënjanë.
Nga ana tjetër flitet se ata projekte i miratonte Robert Ndrenika e kështu me radhë, por Erion Veliaj nuk thotë se ka firmosur praktikën për 100 milionë lekë dhënë nuses së dajës të Ajolës dhe paratë më pas kanë përfunduar tek Ajola me skemë.
Erion Veliaj nuk thotë se sa e sa projekte, financime, fonde ka dhënë ai. Para të drejtpërdrejta për OJF-të, që përfundonin tek Ajola dhe ka firmosur urdhër-pagesat Erion Veliaj dhe praktikat kanë qenë bashkëngjitur atyre urdhër-pagesave dhe Veliaj e shikonte se si i merrte paratë gruaja, nusja e dajës, daja etj me radhë.
Prandaj kush thotë se është histori brekësh, gënjen. Është një histori korrupsioni, zotëria ka firmosur para për gruan e tij.
Për ata të tjerët që thonë çfarë ka ndodhur, se Klotilda Bushka çfarë bëri?! Ja çfarë bëri, se zonja Bushka është e kapur me zë dhe figurë. Ka shkuar në zyrën e Avokatit të Popullit, e ka intimiduar dëshmitaren. E ka kapur i ka marrë telefonin.
Si funksiononte skema?!
Ja pra, kjo ishte skema. Erion Veliaj miratonte projekte të afërme të Ajolës, që lekët përfundonin në xhepat e Ajolës, ia jepte gruas. Ajola ka bërë shpenzimet.
Po patjetër, është gruaja e Erionit, nuk e di Erioni si shpenzohen lekët në shtëpi?! Ato 800 e ca milionë që u gjetën në bankë, të kujt ishin?! Nga erdhën ato para? Ato qindra mijëra euro për blerjet ku u gjetën, kush i bleu? Nga erdhën ato para?
Janë paratë e qytetarëve. Janë paratë e taksapaguesve, që Erion Veliaj me urdhër-pagesa ua kalonte kompanive të njerëzve të afërm të Ajolës dhe asaj vetë më pas, si përfituese. Prandaj është arrestuar Erion Veliaj.
Prandaj është në burg Erion Veliaj.
Nuk është as për brekë as për kanotiere, se për to do ishte i lirë akoma, por sepse ka urdhëruar pagesa për para që kanë shkuar në xhepat e gruas së tij. Ky është korrupsion. Sepse janë intimiduar dëshmitarët nga kryerja e Komisionit të Ligjeve, e cila në një vend normal sot nuk do ishte më në detyrë dhe ky është fakt, ndaj dhe Veliaj është atje ku është.
Kjo është e vërteta, të tjerat janë broçkulla pazari të llapaqenve të politikës, të paguar nga inceneratorët, me para korrupsioni, të paguar nga aferat e pushtetit. Kjo është e vërteta. Erioni është në burg se i dha para gruas së tij.
Imagjinoni 61 kryetarë bashkie të fillojnë t’u japin para grave të tyre, me projekte, me fonde, me OJF-ra, me tentakula merimangash. Oktapod i vërtetë mafioz për të marrë para e më pas për t’i injektuar ato apo për t’i pastruar./CNA