Leskaj: Angazhimi i rinisë në këtë fushatë do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen

Drejtuesi politik i PD nw qarkun e Vlorës, deputeti Bujar Leskaj ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar bashkë me drejtuesit lokalë të PD me të rinjtë e Vlorës.

“Vota e të rinjve vlonjatë, angazhimi i tyre në këtë fushatë do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen”, shkruan Leskaj.

Mesazhi

Sot, datë 15 shkurt 2025, së bashku me Kryetarin e FRPD Vlorë z.Çajup Shehaj, Kryetarin e PD Vlorë z.Atird Hoxha, zhvilluam një takim me të rinjtë demokratë të Vlorës.

Rrugëtimi i Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë i bukur, shpresëdhënës dhe entuziast, sepse asaj gjithmonë i janë bashkuar të rinjtë, është mbështetur nga të rinjtë.

Këto 12 vite sekti Rama, me anën e politikave të tij të shpopullimit kanë detyruar të rinjtë të braktisin vendin, duke shkaktuar një emigrim të karakterit biblik. Largimi i të rinjve nuk është një largim normal, por një hemorragji në trup e në shpirt të Shqipërisë!

Për Partinë Demokratike do të jetë rinia,fuqizimi i të rinjve, integrimi, angazhimi i tyre, mbështetja ndaj tyre si prioritet parësor.

Partia Demokratike, me anën e politikave të saj, me anën e programit angazhohet të ulë emigrimin e sotëm biblik te rinisë.

Vota e të rinjve vlonjatë, angazhimi i tyre në këtë fushatë do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen !

Një proces tjetër, brenda Partisë Demokratike është Procesi i Primareve, ku ftova të rinjtë e të rejat të bëhen pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm për Partinë Demokratike e Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Dosja Veliaj/ PD çon në SPAK Bushkën dhe Llagamin, Kalaja: Hetim pasuror dhe sekuestrim të celularëve

PD çon në SPAK Bushkën dhe Llagamin për përgjimet e bëra publike, për lidhjet e …