CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Rrethimi i gjykatës/ Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit kur ndodhi grusht shteti

Lideri i opzoitës, Sali Berisha deklaroi se policia bashkia dhe policitë civile rrethuan gjykatën dhe makinat e gjykatësve, u rikthyen skenat e viteve ’80 të Eskobarit në Kolumbi, në të cilat u vranë gjykatës, u vranë prokurorë dhe u zhdukën pa nam dhe nishan.

Berisha tha se, të gjitha këto janë dëshmi e asaj që rrokullisja e narkoshtetit po ndodh njëlloj si në filmin Narkos.

“Së fundmi, për ta mbyllur këtë ekspoze, ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite.

Ka ndodhur vetëm në Kolumbi në vitet ’80, kur u sulmua gjykata në një grusht të mirëfilltë shteti.

Pushtetet tek gjykata speciale u përleshën me njëri-tjetrin.

Policia bashkia dhe policitë civile rrethuan gjykatën dhe makinat e gjykatësve, u rikthyen skenat e viteve ’80 të Eskobarit në Kolumbi, në të cilat u vranë gjykatës, u vranë prokurorë dhe u zhdukën pa nam dhe nishan.

Të gjitha në sytë e shqiptarëve dhe të botës.

Të gjitha këto janë dëshmi e asaj që rrokullisja e narkoshtetit po ndodh njëlloj si në filmin Narkos.

Këto janë episode pas episodi të Narkosit.

Ndaj të dashur qytetarë unë jam këtu para jush për t’u përgjigjur për të gjitha pyetjet dhe interesat që keni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Noka: Qeveria Rama më e korruptuara dhe më e inkriminuara në Evropë!

Gjatë takimit madhështor të Partisë Demokratike në Parma foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD …