Konventa e IV e Familjes me temë ‘Familja, Epoka Konservatore dhe Paradigma Shqiptare’ po zhvillohet ditën e sotme në Salla ‘Akernia’ në kryeqytet.
Ngjarja e rëndësishme ndërkombëtare që organizon “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” ka pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesëmarrjen e veçantë të Familjes Perandorake Austriake, personaliteteve nga Europa, rajoni dhe Shqipëria.
Pastori Akil Pano, gjatë fjalës së tij u shpreh se ‘Titaniku i ekstremit të majtë Soros’, është fundosur dhe agjenda e tyre ka marrë fund.
“Kemi shumë pak të rinj që aspirojnë ta vazhdojnë jetën në tokën ku kanë lindur. Konventa e katërt e familjes mblidhet në Tiranë kur një ministër është në arrati, ky është konteksti kulturor i kësaj dite, ku disa ministra janë në burg, kur kryetari i bashkisë më të madhe të vendit ka një akuzë teje të rëndë dhe është arrestuar dhe kur kryeministri propozon ligje surrogacia për vajzat tona, siç ju i patë, ligje sterilizimi, infertiliteti për të rinjtë e të rejat tanë dhe publikon projekte të tjera që cenojnë sigurinë kombëtare dhe krijojnë precedentë për coptëimin e Shqipërisë”.
“Titaniku i ekstremit të majtë Soros, është fundosur kjo është paradigmë e re, të shpëtojmë Shqipërinë që të mos fundoset bashkë me ekuipazhin e Titanikut dhe llamarinat e makinerisë gjigande që tashmë i ka përpirë errësira e thellë e oqeanit. Agjenda e tyre ka marrë fund, prindi 1 dhe 2 të cilin e luftonin në media dhe bënin debate publike ka marrë fund, epoka e mbi 66 gjinive të ndryshme ka marrë fund dhe ne kemi fituar, babi e mami ka fituar, natyra e tradita fitoi, liria fitoi”.
“Presidenti Trump vetëm një javë më parë nënshkroj lirimin nga burgu të 26-personave që ishin burgosur në Amerikë, vetëm sepse luteshin në heshje përpara klinikave të abordit, kush mund ta mendonte këtë? Se njerëzit burgoseshin sepse bindjet e ndërgjegjjes së tyre janë ndryshe me regjimin që sundonte në kontintetin tjetër. Epoka tashmë ka ndryshuar, ne duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe të vepruarit sepse kemi qëndruar përpara një dragoi që është mundur të na përpijë familjen e lirinë, por ne kemi fituar, pasi dragoin e vramë”.