Iva V.GRILLO
Është revoltuese të shikosh se si personazhi më poshtë, të cilin të gjithë e dimë se cilës force politike, filozofie qeverisëse dhe cilit klan interesash i përket … vazhdon t’i shesë dëngla me “paanësi” shqiptarëve.
Ky “Xhafar” modern, (që mesa duket jo fare për koencidencë ka emrin e gjykatësit të korruptuar tek përrallat me hajdutë Bagdati) së bashku me shokët e tij i ka imponuar shqiptarëve nëpërmjet arrogances, presioneve e manipulimeve një reformë drejtësie të prerë e qepur sipas interesave të sektit rilindas në të cilin Xhafa(ri) bën pjesë.
Xhafa(ri) shqiptar nuk ka si t’a ketë shpëtuar drejtësinë nga kthetrat e politikës…siç pretendon paturpësisht, sepse Xhafa(ri) është i zhytur deri në fyt në politikë … edhe pse në çdo vend normal do të ishte nxjerrë nga politika me ceremoni, jo vetëm për shkak të asaj që përfaqëson e shkuara e tij, por edhe e tashmja.