Berisha: Mesazhi i JD Vance ishte i qartë si kristali! Fondet e USAID morën fund, Delina dhe i shoqi të kthejnë paratë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencë për gazetarët komentoi deklaratën e JD Vance, duke e cilësuar Shqipërinë si një nga rastet më klasikë të shtypjes së opozitës në botë. Ai kritikoi ashpër ardhjen e Antony Blinken në Shqipëri, duke vënë në dukje se Sekretari Amerikan i Shtetit nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, por zgjodhi të takohej me Altin Dumanin.

Berisha: Mendoj se nuk ka informacion më të madh se deklarata e JD Vance. Ai tha se, armiku i brendshëm është ai që arreston liderët e opozitës dhe do të marrë mandat për opozitën. Nëse ka një rast më klasik se Shqipëria, përveç Bjellorusisë nuk ka tjetër. Kështu që besoj se mesazhi ishte i qartë si kristali.

Por nuk mund të mos regjistrohet, ardhja  në Shqipëri direkt Antony Blinken pa takuar asnjë opozitar dhe takimi me Altin Dumanin dhe akordimi i çmimit të antikorrupsionit nga një njeri që vetë e la detyrën si gënjeshtar kryesor i atij vendi, manipulator i cili në bindjen më të thellë meriton të përballet me ligjin dhe drejtësinë amerikane.

Këto besoj se janë të  mjaftueshme.

Altin Dumani ju e dini si u zgjodh, ai nuk mori votat. Ai është në kundërshtim të hapur me kushtetutën aty. Po ai nuk ka kushtetutë dhe akti më i përgjegjshëm i tij do të ishte dorëheqja dhe më pas përballja me të gjitha të tjerat.

Përsa i përket fondeve të USAID morën fund. Nuk ka, ikën fondet e USAID të gjitha. Nuk ka më ti shpërdorojë dhe ti bëjë sipas qejfit. Amerika nuk heq dorë nga mbështetja, por do krijojë institucionet transparente, rigoroze. Jo të financojë Delinën 10 mln dollarë. Edhe i shoqi i saj duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Të kthejë paratë e marra.

Ju faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …