Berisha: Të bashkojmë votat për të votuar Besim Ndregjonin si Avokat të Popullit

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka kërkuar votat deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të votuar Besim Ndregjonin si Avokat të Popullit.

‘Në detyrimin e këtij parlamenti të votojë për avokat të popullit përfaqësuesin e asaj shtrese që përjetoi kalvarin më të egër barbaritë më të mëdha në të gjithë Europën. Shekuj dhe mijëvjeçar burgje dhe vite rinie të humbura. Të bashkojmë votat për të votuar Besim Ndregjonin si Avokat të Popullit’, u shpreh Berisha në fjalën e tij.

“Në detyrimin e këtij parlamenti të votojë për avokat të popullit përfaqësuesin e asaj shtrese që përjetoi kalvarin më të egër barbaritë më të mëdha në të gjithë Europën.

Shekuj dhe mijëvjeçar burgje dhe vite rinie të humbura.

Mijëra e mijëra jetë të këputura në mes nga skuadrat e pushkatimit. Kampet e përqendrimit dhe gulagët e regjimit të shkuar janë një rast për këtë parlament për të emëruar pikërisht avokat të të drejtave të shqiptarëve, të drejtave themelore, një përfaqësues të shquar të tyre, një përfaqësues të shquar të një prej familjeve më të nderuara të Dibrës, dhe mendoj se nuk ka nevojë të përdoren votat sekrete, por të votoni Besim Ndregjonin edhe si një akt ndjese detyrimi, ndjese për atë që ka ndodhur, për dramën e tmerrshme që ka përjetuar shtresa e tyre.

Ndaj dhe, them mos përdorni fshehtësinë, por dilni haptas ta miratojmë me në fund një përfaqësues të një shtrese të martirizuar në respekt për vuajtjet, sakrificat e tyre”,tha Berisha.

Pavarësisht se ne jemi në pozicione shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, por në këtë rast, unë ftoj parlamentin të bashkojë votat për të kaluar si përfaqësues të avokatit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, Besim Ndregjonin I cili përfaqëson shpresën e madhe të tyë përndjekurve politikë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …