Berisha: Zv/presidenti i SHBA foli për Shqipërinë në Mynih! Nesti Angoni është dosje qeveritare, Rama-Balluku

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference shtypi se Nesti Angoni është dosje qeveritare, Rama-Balluku. Berisha ka komentuar edhe deklaratat e Zv/presidentit të SHBA në Mynih.

Se cila është shuma që Ajola Xoxa ka disponuar unë mund të them se vetëm në kasafortë, sipas burimeve të qarta janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh.

Së dyti, hetimet kanë treguar një seri kompanish të familjes së Erion Veliajt dh Ajola Xoxës, të cilat përfitonin fonde publike nga bashkia e Erion Veliajt, institucione të tjera qeveritare dhe shkonin të gjitha në arkën e Veliajt dhe Xoxës.

Faturat doganore unë i kam sjellë këtu, e jam i sigurtë që ato janë vënë në dispozicion të Ajola Xoxës dhe faktojnë shifrën e bërë publike nga mediat, shifrën e bërë publike nga prokuroria.

Mendoj se aktet më të rënda në atë dosje janë, financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj, nga burri i saj Erion Veliaj nga paratë e taksapaguesve. Dhe kjo përbën një vjedhje publike të hapur, pasi kjo nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte kurrsesi. Nuk ndodh në botë që burri të çojë para publike në kontot e gruas së tij.

Mendoj se po kaq e rëndë dhe me një peshë specifike shumë të veçatë, është shpërdorimi që ka bërë kompania BYL-a, parave të taksapaguesve amerikanë dhe europianë. Aty dokumentet faktojnë se janë bërë përpjekje se me fatura fiktive të justifikojnë grabitjen e parave. Prandaj Ajola Xoxa, Erion Veliaj, Edi Rama, Delina Fico, qoftë dhe Linda Rama, të gjihë ata që kanë marrë para nga fonde të taksapaguesve amerikanë dhe europianë duhet ti kthejnë sa më parë. Mos të mendojnë se mund të mbyllen çështjet.

Ju e keni konstatuar se emri i Shqipërisë, si një vend ku është bërë një shpërdorim i madh i fondeve të USAID po qarkullon në nivelet më të larta qoftë në media dhe politikën e SHBA dhe kjo duhet marrë shumë seriozisht.

Kur Elon Musk deklaroi se USAID është sjellë si organizatë kriminale ju e kuptoni vetë gravitetin e madh të kësaj deklarate. Dhe aktiviteti kriminal i saj, qëndron në shpërdorimin e parave që është bërë me Ajolat dhe të ngjashmet me to. Sepse janë dhënë para, janë mbushur fatura fiktive. Është investuar, janë 10 mln dhe unë e denoncova me të madhe shumë marrëveshjen Llagami-Delina Fico me praninë e Yuri Kim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …