Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërhyjë për të ndihmuar të gjithë emigrantët për t’u regjistruar si votues nga jashtë. Në replikën e bërë në Kuvend, Bylykbashi tha se së fundmi ka patur një ulje drastike të numrit të zgjedhësve nga jashtë.
Replika e Oerd Bylykbashit në Kuvend
KQZ duhet me prioritet absolut, pa humbur kohë dhe pa gjetur asnjë lloj justifikimi, të merret në mënyrë të fokusuar në uljen drastike të numrit të personave që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar si votues nga jashtë. Nga 181,746 zgjedhës, me të drejtë vote nga emigracioni që deri pak më parë kishin bërë kërkesë, 34,295 vetëve u është refuzuar kërkesa. Persona që u është refuzuar kërkesa. Janë gati 19% e zgjedhësve që kanë bërë kërkesë, u është refuzuar e drejta për t’u regjistruar. Ndoshta për probleme dokumentare. Pra 1 në 5 u është refuzuar.
E kanë shprehur dëshirën, e kanë shprehur vullnetin që ta kenë dhe kontaktin me Shqipërinë, por në këtë moment nuk e kanë. KQZ, patjetër të merret në mënyrë të fokusuar duke kontaktuar një për një për ti ndihmuar që t’i kthejnë dhe ti bëjnë të mundur regjistrimin. Madje, data 4 mars që nuk është fundi i afatit ligjor, nuk duhet ta pengojë KQZ por deri në përmbushjen e 60 ditëshit që është deri nga data 11 mars. Madje duhet të merret me secilin prej këtyre.
Këta e kanë bërë kërkesën. Për këta nuk është më çështje afati më 4 mars. Duhet të ndihmohen patjetër sepse shumica e tyre e ka dokumentacionin. KQZ nuk duhet të fshihet pas procedurave të ftohta, por duhet ti kontaktojë. Në qoftë se kësaj qeveri nuk i intereson, do të mbetet pasive dhe nuk do të bëjë asgjë. Në qeoftë se KQZ do të ndjekë këtë linjë pasive, këta 34 mijë zgjedhës nuk dot votojnë dot. E kanë kërkuar.
Janë rreth 200 mijë persona që janë pa dokumenta. Janë shtetas shqiptarë. Janë njerëz të cilët e duan të drejtën, është teknikisht e mundur që ata të regjistrohen. Hapini rrugën që KQZ të bëjë ndryshimet dhe ata të regjistrohen. Mos bëni çdo përpjekje që të kufizoni numrin dhe ta çoni tek ato që keni kontrolluar me patronazhim. Parlamenti duhet të bëjë çmos që të heqë çdo barrierë që të gjithë ata që duan të votojnë, të heqë çdo barrierë të kenë mundësi të regjistrohen dhe të votojnë më 11 maj.