Kalaja: U kallëzova pse denoncova orgjinë në bashkinë e Tiranës!

Kreytarja e Apelimit ne Partine Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur në Gjykatën e Tiranës në dhomën penale në kuadër të një kallëzimi të bërë nga kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në një deklaratë për media Kalaja ka sqaruar se, kallëzimi i Veliajt ka të bëjë me një denoncim që ka bërë ajo në lidhje me një festë “orgji” brenda ambienteve të Bashkisë së Kryeqytetit.

Sipas Kalasë denoncimi është bërë në bazë të një materiali të publikuar nga agjetët e BKH, ku këta të fundit kanë parë video në celularët e drejtorëve të bashkisë nga festa brenda ambienteve të këtij institucioni.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Si mundet miku i Soros, Edi Rama korruptoi Charls McGonigal!

Njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë …