Ddeputeti i PD, Tritan Shehu, në fjalën e tij në Kuvend, ngriti një çështje të rëndësishme lidhur me mosdiskutimin e një rezolute të rëndësishme për gjenocidin serb në Kosovë. Ai theksoi se, ndërsa u trajtua pavarësia e Kosovës, një ngjarje historike, nuk u bë asnjë përpjekje për të ndëshkuar një shkelje të rëndë të procedurave parlamentare.
Shehu e konsideroi këtë një njollë të zezë për Kuvendin shqiptar, duke nënvizuar se ky projekt-rezolutë ka mbetur i bllokuar nëpër zyra, pa kaluar në seancë për miratim. Ai kritikoi faktin që deputetët nuk guxuan ta sillnin për diskutim këtë çështje të rëndësishme. Në fjalën e tij, ai gjithashtu përmendi lidhjet që kjo qeveri ka me ata që dëshirojnë të pengojnë kalimin e kësaj rezolute.
“Sot në fillim të séances u fol për pavarësinë e Kosovës, një ngjarje e shënuar, e paraprirë nga deklarata e presidentit Bush, në krah të Sali Berishës, këtu në Tiranë.
Por nuk u fol për një turp të parlamentit shqiptar, nuk u fol për një njollë të zezë të parlamentit shqiptar, për një shkelje të procedurës së parlamentit shqiptar, të rregullores së parlamentit shqiptar, të moskalimit këtu në parlament të rezolutës për genocidin serb në Kosovë.
Te asaj rezolute të rëndësishme e cila denon një të vërtetë historike mbi të cilën u ngrit lufta çlirimtare e Kosovës, mbështetja ndërkombëtare për Kosovën, dhe që i hapi rrugën pikërisht pavarësisë së Kosovës, për të cilën u diskutua sot në këtë parlament pa përmendur rezolutën tonë për të dënuar rezolutën për të dënuar gjenocidin në Kosovë.
Unë mendoj që kjo është një njollë e zezë e këtij parlamenti që nuk do shuhet kurrë. Ai projekt rezolutë është këtu akoma, në zyrat e këtij kuvendi, ai projekt rezolutë pret akoma të kalojë në këtë séance dhe të miratohet për nderin tonë të të gjithë bashkë, nga të gjithë deputetët e parlamentit shqiptar.
Fakti që ju as nuk guxoni ta sillni këtu atë rezolutë, pikërisht tregon për vargonjtë që ju lidhin me ata që duan të pengojnë këtë rezolutë, me Vuçiçin i cili deklaroi që do të lejojë që parlamentet të miratojnë një rezolutë të tillë”, tha Shehu.