Analisti: Veliaj i dha 1 milion euro kompanisë “ONE” ku PR-in e bënte vëllai i tij!

Analisti Enton Abilekaj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha një fakt ku bashkia e Tiranës sponsorizoi me 1 milion euro kompaninë e telefonisë “ONE”, PR-in e të cilës e bënte vëllai i tij, Arbër Veliaj, kur kompanitë telefonike sponsorizojnë entet shtetërore.

“Dosja kundër Veliajt është shumë e argumentuar. Te “One”, bashkia i ka dhënë kompanisë celulare 1 milion euro sponsorizime. Ne kemi kompani telefonike që në përgjithësi sponsorizojnë entet shtetërore sepse janë të pamundura, ndërsa këtu kemi bashkinë që i jep kompanisë që PR-in ia bën vëllai, i jep 1 milion euro. Për çfarë ia ka dhënë?”

Abilekaj foli edhe për hetimet e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u ndalur te vila në Qerret, të cilën Veliaj e mohoi duke ia faturuar vjehrrit.

Sipas tij, një nga akuzat që i bëhet Veliajt është dëshmia e rremë, sepse ka mohuar gjërat që i kanë dalë prokurorisë të vërteta, si dhe ka bërë veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës.

“Vilën ai mund ta mohojë dhe s’ke çfarë të bësh, por ai ka shkuar aty në janar dhe shkurt, ka dalë se ka qenë dhe ditë jave te vila disa herë, por çfarë bënte ai në këto muaj te vila e vjehrrit kur s’ka qenë kohë plazhi. Pse shkonte vetëm te vila e vjehrrit dhe jo te vila ngjitur e vëllait.

Tre vila njëra është prishur, për lulishte, por një vilë me vlerë 500 mijë euro sot është prishur për të bërë lulishte dhe është prishur nga ujësjellësi i Kavajës.

Një nga akuzat që i bëhet Veliajt është dëshmia e rremë, ai ka mohuar gjërat që i kanë dalë prokurorisë të vërteta. Akuza tjetër është që Veliaj ka mohuar të vërtetat, ka bërë veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës”, tha Abilekaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha, pritje entuziaste nga emigrantët në Parma të Italisë

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pritur në Parma të Italisë, nga emigrantët shqiptarë …