Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konferencë për shtyp, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për Erion Veliajn, duke e cilësuar të gjithë këtë si “lotë krokodili”. Ai e ka pyetur publikisht nëse nuk është vetë Rama që e vuri Veliajn në procesin e persekutimit “woke”, duke i kërkuar atij llogari për ndërhyrjet e tij në politikën e brendshme dhe për veprimet ndaj opozitës.
“Për sa i përket lotëve të krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn, është kuptuar gjerësisht që janë lotë krokodili.
Më falni, a nuk është Edi Rama që e vuri Erion Veliajn në procesin e persekutimit ‘woke’? A nuk ia preu ai fotografinë në krah kur i tha çelësin e qytetit Ali Ahmetit? A nuk paralajmëroi ai që do ketë se do ketë arrestime? A nuk dërgoi ai Belinda Ballukun për të drejtuar partinë?
Unë socialistëve u thashë dje, lexoni pak për zogun sqepkëpucë. Ai zog ka një veti, ai zog ha zogjtë e tij. Kaq është, t’i biem shkurt.
Zogu sqepkëpucë ushqehet me zogjtë e tij. Pra, besoj se unë u përgjigja.
Shqipëria do të ketë një prokurori të fuqishme të pavarur natyrisht jopolitike se pastaj ai është armiku i brendshëm pastaj.
JD Vance i tha Europës, ai bëri në Europë deklaratën më të fuqishme që ka bërë një burrë shteti pas Reganit që i dha Gorbaçovit ‘rrëzoje këtë mur’.
Dhe ky tha, armikun e keni ju, armiku i brendshëm i juaji është problemi më madhor. Hiqni mandate me gjykata, anuloni zgjedhje dhe hiqni mandate, arrestoni liderin e opozitës për të marrë mandate, mbyllni media sociale, TikTokun siç e mbyll Edi Rama.
Pra, këtu jemi, le të dalë ai sy më sy dhe si të dojë çdo ditë, por këto nuk i fsheh dot ai.
Prandaj rikthehem edhe njëherë tek fotoja për të cilën lëvizën aviona dhe miliona, po nuk doli, nuk u pa. Nuk u bë, nuk u shkrep”, tha Berisha.