Detaje nga tragjedia në Shkodër dhe makina ku ndodhi krimi

Kolë Manaj, 34 vjeç, është viktima e krimit të pasionit që ndodhi sot në Shkodër. Ai plagosi të dashurën e tij, Anila Prendushi, 44 vjeç, e cila i ka mbijetuar plagëve, por ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Raportohet se Anila së bashku me Kolë Manaj bashkëjetonin prej 4 vitesh.

Grupi hetimor i policisë ndodhet ende në vendin ku ndodhi krimi i rëndë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një automjeti tip ‘Volkswagen’, ngjyrë e zezë.

Uniformat blu kanë rrethuar vendngjarjen, ndërsa nuk lejojnë të afërmit t’u afrohet makinës ku i 34-vjeçari qëlloi ndaj të dashurës së tij Anila Prendushi, 44 vjeç, dhe më pas vrau veten.

Kufoma e tij vijon ende të qëndrojë aty, ndërsa ndodhen edhe ekspertët kriminalistikë ku po kryejnë veprimet hetimore.

44 vjeçarja në gjendje të rëndë për jetën

Anila Ndoka (Prendushi), 44 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa po merr trajtim në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës. Nga informacionet paraprake, u tha se Anila u qëllua me armë në kokë nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, 34 vjeç, ndërsa ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga policia.

Sakaq, 44-vjeçarja mësohet se është nënë e tre fëmijëve dhe se ishte e divorcuar prej 6 vitesh.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Anila Prendushi mësohet se kishte nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj 10 vite më të vogël, Kolë Manaj.

Ata, sipas informacioneve, mësohet se qëndron bashkë prej 5 vitesh. Ndërsa ende nuk dihet se kush është shkaku që e ka shtyrë 34-vjeçarin drejt këtij krimi të rëndë.

Anila punon si edukatore dhe ngjarja ka ndodhur ne brendësi te automjetit tip ‘Tiguan’, që është në pronësi të 44-vjeçares.

Viktima dhe e plagosura mësohet se nuk janë banorë të zonës. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve nga Spitali i Shkodrës, Anila Prendushi (Ndoka) ka një plumb në kokë dhe ndodhet ne reanimacion ndërsa 34-vjecvari Kole Manaj ka humbur jetën.

Anila Prendushi

About Redaksia

Check Also

Situata në Theth/ Gazetari: Erdha nga Norvegjia për pushime, këtu është kaos!

Gazetari Ervin Dushi, i cili ka vizituar Thethin këtë javë për pushime, ka shprehur shqetësimin …