Primaret në PD, 300 kërkesa për të marrë pjesë në proces

Ditën e sotme, ka përfunduar afati që Partia Demokratike, kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve që do kandidojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Sipas burimeve për mediat, janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për t’u futur në primare dhe kandiduar si deputetë të PD-së.

Aktualisht, komisioni i zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat, sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

Me gjasë, nesër ose pasnesër, kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.

About Redaksia

Check Also

Sula: Skema nepotike në Universitetin “Eqrem Çabej”, nga sanitarja te zv/rektorja me dy kunata e dy kushërira pedagoge

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula: Gjatë këtyre trembëdhjetë viteve …