Primaret në PD, 300 kërkesa për të marrë pjesë në proces

Ditën e sotme, ka përfunduar afati që Partia Demokratike, kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve që do kandidojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Sipas burimeve për mediat, janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për t’u futur në primare dhe kandiduar si deputetë të PD-së.

Aktualisht, komisioni i zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat, sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

Me gjasë, nesër ose pasnesër, kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.

About Redaksia

Check Also

Kedhi: A mund të jetë partner i besueshëm i SHBA një vend që mbahet me paratë e drogës?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka ngritur shqetësimin për modelin ekonomik dhe zhvillimet demografike …