Kjo e fundit në fjalën e saj para bashkëatdhetarëve është shprehur se për herë të parë në 34 vite tranzicion, vota e emigrantëve do të bëjë ndryshimin dhe rotacionin e aq shumë të kërkuar për shqiptarët.
Sipas Bardhit, vota e çdo emigranti dhe familjari të tij, do të bëjë kthesën e madhe historike, duke mos e lënë më Shqipërinë në duart e krimit, të të korruptuarve dhe mediokërve të pushtetit.
Teksa u bëri thirrje për regjistrim masiv deri më 4 mars, Bardhi tha se është koha që më 11 maj të certifikohet fitorja e njerëzve të lirë.
Fjala e plotë
Të dashur bashkëatdhetarë,
Të dashur shqiptarë,
Shqipëria është në çastet e saj vendimtare të ekzistencës së saj ekonomike, sociale dhe njerëzore.
Ne ndodhemi këtu me ju për t’ju konfirmuar atë të cilën ju e shihni sa herë vizitoni familjarët tuaj në Shqipëri. Ju i shihni ata edhe më të pamundur, më të varfër dhe më të ndrydhur në mendimet dhe jetën e tyre.
Ka një arsye madhore përse ka ardhur kjo gjendje.
Varfëria, shantazhet me bukën e gojës, rrogat e pensionet e ulëta, ilaçet që në shumicën e rasteve janë shkatërruese për organizmin, sigurinë e munguar të shëndetit, jetës, fëmijëve të cilët rriten në një mjedis dhune, terrori dhe mungese strategjie arsimore.
Të dashur miq,
Për herë të parë në historinë 34 vjeçare të tranzicionit në Shqipëri, ju keni të drejtë që nëpërmjet votës suaj të bëni rotacionin aq shumë të kërkuar për shqiptarët.
Vota juaj, e çdo familjari tuaj do të bëjë kthesën e madhe historike, duke mos e lënë atdheun tonë të dashur në duart e krimit, të të korruptuarve të babzitur dhe mediokërve të pushtetit.
‘’Rilindasit’’ kanë rënë nga pushteti. Tirana ka rënë, kështu që e gjithë Shqipëria nuk është më në duart e Edi Ramës. Më 11 maj ta çertifikojmë fitoren e njerëzve të lirë.
Të largojmë soroistët dhe vjedhësit e taksave të shqiptarëve të varfër, duke u regjistruar dhe votuar masivisht në çdo cep të Italisë e anekënd botës.
Fitorja e Presidentit Trump është fakti se Zoti do të shpëtojë edhe Shqipërinë dhe shqiptarët.
Tashmë dëshmohet me fakte se Sorosi ishte arkitekti i luftës së pashembullt ndaj opozitës, ndaj kryetarit të saj Sali Berisha, për të mbajur në pushtet krijesat e tij antishqiptare dhe antinjerëzore dhe anti besim ndaj Zotit.
Miq,
Shqiptarët në Shqipëri i kanë sytë nga ju.
Ju jeni ata që do të ngrini flamurin e fitores mbi dhunën, terrorin, varfërinë, skamjen, vuajtjen që po i shkaktohet sot shqiptarëve në vendin tonë të dashur.
Regjistrohuni për të votuar më 11 maj.
Mos lejoni t’ju prekin dinjitetin duke ju premtuar para’ në këmbim të votës. Këtë mesazh percilleni edhe tek miqtë tuaj të cilët kanë denoncuar manipulimet e rilindasve me votën e diasporës.
Më 12 maj të festojmë fitoren e njerëzve të lirë.
Është radha jonë.
FITORE!