Tragjedi në Shkodër, i riu qëllon me armë të dashurën në makinë dhe më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Shkodër. Ngjarja  ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ndërsa mësohet se një i ri ka qëlluar me armë të dashurën e tij, e më pas ka vrarë veten.

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me të shtënat me armë zjarri të regjistruara paraditen e sotme në qytetin verior.

Burimet zyrtare konfirmojnë se shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij, Anila Prendushi dhe më pas veten. 34-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”. Në momentin kur Kolë Manaj ka kryer aktin ekstrem, ka qenë bashkë me të dashurën e tij në makinë.

Njoftimi:

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

PS në traditën e komunistëve! Edhe Veliajn nuk e hetojnë për inceneratorin, por për puç ndaj Ramës!

Nga Jamarbër MALLTEZI PS në traditën e komunistëve: Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Fecorr Shehun etj. …