Trump dëbon Soros nga Shtetet e Bashkuara, çfarë paralajmëron Victor Orban

Trump dëbon Soros nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Trump i ka prerë rubinetin e parave organizatave të shumta të Soros, që ata merrnin nga paratë e taksapaguesve amerikanë përmes USAID.

Të gjendur në prag të falimentimit të misionit të tyre, jo pak por plot 63 organizata të Soros po emigrojnë tani drejt Bashkimit Europian për të marrë fonde. Pritet një tjetër betejë e fortë për të mos lejuar që kjo të ndodhë në BE.

Kryeministri hungarez, Victor Orban ka deklaruar prerë se kjo nuk do të lejohet të ndodhë.

Paralajmërimi i Kryeministrit hungarez Victor Orban

“Frika jonë është bërë realitet: Rrjeti i OJQ-ve globaliste-liberale-Soros po shkon në Bruksel, pasi Presidenti Trump i dha një goditje të madhe aktiviteteve të tyre në SHBA. Tani 63 prej tyre po i kërkojnë Brukselit para, nën maskën e projekteve të ndryshme për të drejtat e njeriut. Kjo nuk do të ndodhë! Ne nuk do t’i lëmë të gjejnë strehë të sigurt në Evropë! Dosjet e USAID-it ekspozuan praktikat e errëta të rrjetit globalist. Ne nuk do ta hamë më karremin!” shkruan Orban në një postim në rrjetet sociale.

About Krye Redaktor

Check Also

Kash Patel miratohet në krye të FBI, pritet të nisin hetime të forta ndaj korrupsionit

UASHINGTON – Senati votoi të martën për të çuar përpara emërimin e zotit Kash Patel …