Veliaj vijon ofendimet dhe akuzat ndaj prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, ku nuk ndal ofendimet dhe akuzat ndaj prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado, teksa tenton të manipulojë opinionin publik, duke u justifikuar mbi faktet që gjenden në dosje.

Në postimin e tij, Veliaj deklaron se në dosjen e SPAK përmendet dhe se sinjali i telefonit të tij, gjatë muajve prill-maj 2023, ka lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej.

Veliaj justifikohet se si drejtuesi i fushatës së PS-së për Tiranën ka drejtuar fushatën zgjedhore në Kavajë dhe në Rrogozhinë. Gjithsesi, duhet theksuar se sinjalet e telefonit janë fakt mbështetës se vila në Qerret ka pronar indirekt Veliajn, pasi për këtë rezultojnë një sërë dëshmish dhe faktesh të tjera.

Erion Veliaj e konsideron prokurorin Dado si skuth, injorant, arrogant, muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar. Ai hedh më tej akuzat se Ols Dadon e kanë bërë prokuror shoqet dhe e kanë marrë në SPAK shokët, pa kriter dhe pa procedurë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Kush janë drejtorët e Ballukut që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke i marrë tenderat për vete

Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti …