Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është një vend i cili nuk ka prodhim industrial dhe se turizmi në vend po shitet ndryshe tek qytetarët kur ndërkohë ky sektor është kthyer në një sektor shfrytëzues për punonjësit.
Berisha tha se, e kanë shndërruar në një lloj droge, në mes të janarit plasi turizmi dhe aty nuk ka asnjë turist, urizmi është një sektor shumë i pasigurt.
“Ju falënderoj për ndërhyrjet tuaja, sugjerimet apo komentet që i bëtë programit. Dhe ju garantoj se ato do të pasqyrohen plotësisht sigurisht cilido tjetër që ka ide, sugjerime për këtë program, them dhe një herë për një çështje themelore, ekzistenciale, qëndrimi ndaj familjes dhe ripopullimit të Shqipërisë, është një çështje që ka të bëjë me ekzistencën tonë më shumë se çdo çështje tjetër.
Kështu që ndiheni të lirë ti shkruani departamentit, çfarë do mendimi në mënyrë që ne ta plotësojmë këtë program dhe ta kemi në lartësinë më të mirë të mundshme.
Profesor Myqerimi shtroi më të drejtë se ky shpopullim i ngjet luftërave.
Ka një dallim.
Në histori asnjë luftë, botërore, rajonale apo lokale, nuk ka shpopulluar një komb siç ka shpopulluar narkodiktatura Shqipërinë, asnjë.
Kombi që ka përjetuar barbaritë më të mëdha në luftën e dytë botërore ka qenë kombi polak. Ka humbur gjithsej 22 % të popullatës. Ne në 10 vite kemi humbur 43-45 % të popullatës.
E thatë me të drejtë, Shqipëria nuk ka prodhim. Kur prodhimi industrial bie sipas statistikës zyrtare në 6 simestra njëri pas tjetrit, kur eksporti që është sektori i cili lidhet mbi të gjitha me prodhimin, nga viti 2023-2024 ka rënë 32%, vetëkuptohet se çfarë rrokullisje të tmerrshme ekonomike po pësojmë.
Ndërkohë mediumet, mediat janë shtrua në mediume të qeverinë dhe e kanë me borxh nga mesnata në mesnatë të manipulojnë dhe mashtrojnë shqiptarët për turizmin, i cili nuk po i vë në diskutim shifrat, thotë 10 mln, 10 mln, por nga taksat që merren nga turizmi çdo shqiptar përfiton 4 euro.
Por çdo shqiptar taksat që paguan, shpenzon për një turist 230 euro.
Pra nëqoftëse potenciali turistik është ndër më të rëndësishmit e këtij vendi, turizmi është shndërruar në një sektor ekonomie më shfrytëzues se sa në sistemin më të egër kolonial.
Ti nuk mund të llogarisësh turizmin me fitimet e hoteleve apo Airb&b. Ata janë, por janë gjithsej 110 mijë shtretër. Janë pastaj 80% e shqiptarëve që paguajnë sepse, Edi Rama çdo vit në buxhet shpenzon 430 mln euro për infrastrukturën e resorteve, të investitorëve strategjikë, Olta Xhaçkës dhe si Oltave të tjera. Kjo është e vërteta.
Kurse nga 10 mln turistë ka 6 mln net fjetje të regjistruara. Nga 6 mln net fjetje, shitjet e përgjithshme janë gjithsej 140 mln euro, TVSH e tyre është 8 mln euro që futet për qytetarët e tjerë.
Po të dëgjoni është shndërruar në një lloj droge, në mes të janarit plasi turizmi dhe aty nuk ka asnjë turist. Turizmi është një sektor shumë i pasigurtë. Çfarë ndodh. I kanë të punësuar 3 muaj dhjetëra e mijëra dhe pas 3 muajsh u thonë shkoni në shtëpi, sikur të ishin skllevër. Por ka një kod, ligj, rregull në çdo vend të botës, shteti ndërhyn, i mbron ata. Në Shqipëri i flakin të gjithë.
Pra unë ju thashë këtë shembull për të parë se si po shkon”, u shpreh Berisha.