Berisha: Ndalimi i shpopullimit, objektivi ynë kryesor!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar ndalimin e shpopullimit, si objektivin kryesor të PD.

Duke folur gjatë programit qeverisës 2025-2029, Berisha tha se Shqpëtria i ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar, por politikat e narko-regjimit vetëm sa e kanë rrënuar ekonominë e saj.

“Prodhimi bujqësor, e njëjta gjë. Rënie të ndjeshme. Pra, Shqipëria po përfytyrohet një vend hotel.

Po në qoftë se ka vend që ka potenciale mahnitëse, ka pasuri përrallore mbitokësore, nëntokësore në 28 mijë kilometra katror, zor të gjendet vend tjetër si Shqipëria.

Po e dëgjoni ndonjëherë narkodiktatorin të thotë prodhim? Nuk ka, nuk ekziston fjala prodhim. Nuk ekziston fjala zhvillim. Këto dy fjalë janë të ndaluara me ligj në fjalorin e tij.

Mirëpo dalim aty te fjala e profesor Myqeremit. Problemi është se mungesat e krahut të punës janë të jashtëzakonshme në këtë periudhë. Të rinjtë ikin, ikin, ikin se vendin e ka pushtuar droga.

Do më falni, cili është sektori i dytë? Normal që ndërtimi duhet të jetë një promotor, por jo shkatërrimtar siç është në Shqipëri.

Tirana ka indeksin më të lartë të ndërtimeve në Europë.

Tirana, me gjithë këtë, ka çmimet e treta ose e pesta sipas rastit, më të lartat në Europë.

Dhe një njeri, për të blerë një apartament, duhet të punojë një shekull.

Faktikisht duhet të ikë dhe vetëm të ikë nga Shqipëria.

Euro po e rrënon ekonominë. Asnjë masë, asnjë ndërhyrje. E qëllimshme. Sepse në qoftë se ti do mbrosh vendin e punës, ti frenon emigracionin.

Dhe ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ra euro, kompensojua euron eksportuesve. Aq sa humbasin, jepu atë përqindje dhe vendet e punës mbeten. Dhe prodhimi mbetet.

Ikni, ikni dhe vetëm ikni. Kjo është politikë se këto janë gjëra të thjeshta, të mundshme plotësisht pa asnjë lloj problematike.

Mirëpo Shqipëria duhet të mbetet e trafikantëve.

Unë e përgëzoj dhe e përshëndes që partia aleate e jona ka ndalimin e shpopullimit objektiv kryesor. Ne do e realizojmë këtë, e kemi detyrë kombëtare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Situata në Theth/ Gazetari: Erdha nga Norvegjia për pushime, këtu është kaos!

Gazetari Ervin Dushi, i cili ka vizituar Thethin këtë javë për pushime, ka shprehur shqetësimin …